Pershendetje

Question

Pershendetje.Une bera testin e shtatezanise edhe me doli pozitiv.Jam 25 vjece.Cfare duhet te bej tani ju lutem? Faleminderit

Answers ( 5 )

  1. Pershendetje

    Urime. Me tregoni kur I keni patur periodat e fundit?
    Kjo per tju treguar me saktesi kur te kryeni echo e pare.

    Nderkohe merrni acidin folic 5 mg derisa te jeni 4 muajshe.

    Ju duhet te shkoni te konsultori I gruas ne qendren tuaj me te afert Shendetsore per te bere matjet e peshes, perimetrit te belit dhe lartesine uterine, tensionin e gjakut cdo muaj.

    Gjithe te mirat.

  2. Pershendetje.S

    Shume faleminderit.Ne daten 5 shkurt I kam patur periodat.Ok do shkoj te marr acidin.Po per sa I perket ushqimit cfare duhet te konsumoj tjeter? Faleminderit

    Pergjigja

    Per mua nga java tjeter planifikoni te veni echo e pare per te degjuar rrahjet e zemres se bebit.

    Ushqim te shendetshem: Mish, peshk, veze, bulmet, fruta, perime. Qendroni larg ushqimeve jo te shendetshem. Mos e tejkaloni me ushqimin.

    Gjithe te mirat.

  3. Ok ne rregull shume faleminderit.

    Me sugjeroni dot nje gjinekolog/e te mire?

    Faleminderit

    Pergjigja:

    Varet nga venddodhja juaj. Nese do ishit ne Shkup do ju rekomandoja Ordinancen tone.

    Ne pritje te pergjigjes suaj.

  4. Une ndodhem ne Tirane.

    Pergjigja

    Ok e dashur mund te lidhesh me Dr.Rovena Stroni, kolege time shume te mire atje.

    Mund ta rezervoni takimin me te te link me poshte:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

    Gjithe te mirat.

  5. Po keto matjet e belit,tensioni etj duhet ti bej sot ?

    Pergjigja

    Mund ti kryeni duke filluar nga neser ose kur te takoni gjinekologen.

    Gjate vizites ajo do ju beje matjet dhe do ju shpjegoje me ne detaje. Mjafton ta pyesni kur te jeni ne vizite.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje