Dhimbje nen brinje

Question

Pershendetje,

prej vitesh kam nje dhimbje nen brinjen e djathte e cila fillon ngadale dhe shtohet behet e padurueshme per disa ore rresht (kryesishr gjate nates)
Dhimbja eshte therese por absolutisht e padurueshme , nuk kalon edhe nese pi ndonje ilac , e vetmja menyre qe kam provuar eshte te vendos nje shishe me uje te ngrohte dhe sikur me ndihmon  por e perseris dhimbja nuk durohet.Kam kryher dy here eko abdominale dhe me kane thene qe nuk kam asgje. Kjo situate me ndodh me shpesh ne dimer , por edhe tani ne vere dhe doja tju kerkoja te me ndihmonit me informacionet dhe eksperiencat qe keni ose nese mundeni te me adresoni cfare duhet te bej.

Ju falenderoj!

Lër një Përgjigje