Problem me rritjen e mjekres

Question
Pershendetje 

Une jam 28 vjec dhe kam problem me rritjen e mjekres vetem kam disa qime ne mustaqe dhe kaq i kam bere analizat dhe me kane dale keshtu:

Dheas-294.3 ug/dL (nga 18 -391 që është vlera e 21-30 vjec);
FSH-2,83 mlU/ml (nga 1,5-11,8 e nevojshme për meshkujt);
Testosteroni (TEST)-3.65 (nga 2.2-10.5 i nevojshëm për meshkujt).

Fola me mjekun endokrinolog dhe me tha vlerat jane normale dhe me tha nuk kam nevoje per ilace, analizat me dalin normale por kam dhe probleme si dermatiti seborrheik qe perdor krem ​​fytyre. Unë kam gjithashtu rinitin alergjik ndaj polenit dhe u bënë 2 vjet që kur mësova se kam tiroiditin Hashimoto dhe po trajtohem për tiroiden time me letrox 50. Testet e mia të fundit të tiroides ishin si më poshtë:

TSH -5,37 mIU/l ne vend te 0,3-4,00 mIU/l 
FT4 - 0,61 ng/dl ne vend te 0,8-2,2 ng/dl.Doja nje mendim te dyte nga ju sepse me tha doktori qe nuk kam asnje problem, une doja te dija nese kam akoma kohe qe te me rritet mjekra qe jam 28 vjec dhe a mund te behet dicka per kete.Shpresoj te me jepni nje pergjigje pozitive nepermjet emailit.Bëra edhe testet e testosteronit të lirë dmth
F-Test-- 16.9 pg/ml në vend të 4.2-30.4 që duhet të jetë për meshkujt
Kortizol - 411.5 mmol/L në vend të 171-535 që duhet të jetë në mëngjes.

Nese nje dermatolog apo estetist mund te me ktheje nje pergjigje.

Faleminderit.

Lër një Përgjigje