D-dimer test? Konsulta me cilin mjek dhe sa rrezik ka?

Question

Pershendetje, kam kryer analize te koagulimit te gjakut, mosha 62 vjeç dhe pata nje rezultat të lartë nga 0-500 ng/ml qe eshte norma rezultati eshte 919 ng/ml, nderkohe Niveli Protrombines(PT) 103.4 , INR 0.98% , Sekonda 10.6 sec. Jam aktualisht ne mjekim me aspirin protect 100mg prej dy vitesh, metformin 850mg . Jam e shqetesuar rreth ketij rezultati, mund te me ndihmoni me cilin mjek duhet te konsultohem per kete rezultat, a kam rrezik tani per stroke apo rrezik per tromboemboli? Ju lutem me jepni nje informacion, faleminderit paraprakisht.

Answer ( 1 )

    0
    2024-10-22T10:02:54+00:00

    Pershendetje,

    D-dimer eshte nje parameter qe tregon vleren e nje lloj fragmenti proteine qe prodhohet pasi shkrihet trombi. Personat me d-dimer te larte jane te prirur per te bere trombe (apo mbyllje te eneve te gjakut).

    Gjithesesi, duhet te pranojme se nivelet e d-dimer jane te rritura te personat qe nuk kryejne aktivitet fizik apo dhe ne ata qe kane varice te kembeve (vena varicose). Per mua, duhet te vleresohet nese keni varice apo jo, te beni nje eko doppler te eneve te gjakut periferike dhe te behet vleresimi i riskut per trombe.

    Gjendjet e perhershme inflamatore sidomos ne personat diabetike (sikurse ju) apo edhe semundjet akute inflamatore mund te japin vlera te larta te D-dimer. Pra duhet nje vleresim i mire i gjendjes suaj shendetsore perpara se te kalohet ne rezultatet perfundimtare.

    E mira te keshilloheni me mjekun tuaj te familjes si fillim apo me mjekun qe ju ndjek per diabetin.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje