Anemi gjate shtatezanise

Question

Pershendetje! Jam ne muajin e shtate te shtatezanise. Ne analizat e fundit te gjakut vlera e RBC me doli 3.72, HgB 11.3 g/Dl, limfocitet 22.2 %, niveli i glukozes 69 mg|dl, pra te gjitha ne vlere me te ulet se normalja. Gjithashtu testi i urines numer te larte te eritrociteve dhe hemoglobines 50uL (strip test) dhe 4-5 HPF eritrocite, 7-8 HPF leukocite si dhe mjaft qeliza epiteliale skuamoze ne ekzaminimin mikroskopik te sedimentit. Nderkohe pi vitamia Premama dhe mora edhe nje kure me Globifer dhe Cistidep. Ndiej lodhje kur ec, kam ndonjehere ndjesi marrje fryme dhe urinim te shpeshte.Nuk e di nese jane shenja te shtatezanise apo te anemise_ Nga se mund te jete shkaktuar anemia dhe prania e eritrociteve dhe leukociteve ne gjak? A duhet te bej ndonje ekzaminin tjeter per te percaktuar shkakun apo mjafton mjekimi qe kam marre? Ju faleminderit!

Lër një Përgjigje