Koliti

Question

Pershendetje.Jam 46 vjece dhe kam probleme me kolitin .Nuk kam pasur me pare por qe pas operacionit te tiroideve ne vazhduan Ketioprobleme.
Une kam levizje te zorrëve dhe kapsllek po ashtu dhe dhimbje ne pjesën e kolitin dhe zorreve ndonjeherë kam fryerje barku.Gjakderdhje nuk kam pasur.Kam bere analizen fece me mbjellje dhe ne ka dale shume mire.Dhimbja nuk eshte e vazhdueshme ;pra kam dhe djegie dhe dhimbje ne fund te zorres se trashe,për te cilen me kane thene qe eshte për shkak te baktereve.Ju lutem mund te me jepni një mendim.

Answer ( 1 )

  1. Pershendetje,

    Nga ajo qe me shpjegoni, duket sikur vuani nga IBS (sindroma e zorres se irrituar). Shkak mund te jete ndikimi i medikamenteve per tiroiden dhe operimi i tiroides qe keni kryer.

    Per mua, duhet te beni nje kolonoskopi per te perjashtuar probleme organike te zorreve. Nese konfirmohet IBS, atehere ju rekomandoj probiotike te tipit Lamec per te rregulluar funksionin e zorres, fibra dhe shume uje per te rregulluar tranzitin. Edhe cajrat per qetesimin e kolitit kane dhene shume efekt per pacientet e mi. Jua rekomandoj dhe ju e shikoni rezultatin e me thoni.

    Gjithe te mirat. Me shkruani serish nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje