Lekura e rrjepur

Question

Persh.

Kam qene ne plazh para 3 ditesh dhe pas skuqjes lekura ime e fytyres po rrjepet dhe pamja duket e shemtuar , A ka ndonje metode natyrale te thjeshte per heqjen plotesisht te lekures ne renie ? Dhe sa dite do lekura qe te bie dhe qe te dali e reja

Ju lutem nje pergjigje sa me te shpejte!

Answers ( 3 )

  1. Pershendetje,

    Nese lekura ka pesuar diegie nga dielli, eshte e rendesishme te dihet deri ne cfare grade. Do na ndihmonte te kishim nje foto. Plus dua te di nese keni edhe enjte apo temperature.

    Gjithsesi Ne kete situate duhet kujdes qe lekura te mbahet e hidratuar. Perdorni sa me shume uje dhe fruta e perime te fresketa.

    Lokalisht mund te perdorni aloe vera (bime) direkt mbi lekure. Ne fillim lani lekuren, dhe mundohuni te largoni pjeset e rrjepura po pa demtuar e pa shkaktuar gjakosje. Pastaj e thani mire e vendosni aloe vera bime.

    Mundohuni te perdorni peshqire te bute sepse peshqirat e ashper mund te demtojne me shume lekuren.
    Ne pergjithsi nese vendosni aloe vera e me perkudesjen e duhur, lekura mund te rikthehet ne normalitet brenda 2 ose 3 diteve.

    Megjithate ajo varet nga shkalla e djegies.
    Ne pritje te fotos suaj.

    0
    2019-07-12T11:03:51+00:00

    Pjesa e djegjes me ka kaluar dhe nuk kam asnje shqetesim per temperature por thjeshte nuk me pelqen renia e lekures dhe kontrasti mes lekures se re dhe asaj te vdekur!
    Pervec aloe veres a ka ndonje menyre tjeter ?


    Ngarko Analiza/Foto
  2. Pershendetje,

    Eshte mire fakti qe nuk ke enjte apo temperature, kjo do te thote qe diegia nuk ka shkaktuar probleme te rendesishme ne lekure, gje qe vihet re edhe ne foton e derguar nga ju.

    Kremi ESI Aloe vera gel do ju ndihmoje ne qetesimin e lekures suaj.
    Sic ju rekomandova dhe me pare, mund te vendosni direkt tulin e aloe vera mbi lekure 2 – 3 here ne dite.

    Ndersa per te zbardhur pjesen qe eshte nxire me shume, ajo do te venitet me kalimin e kohes vete. Por mund te vendosni leng domate te fresket, ta mbani 15 minuta( po jo me shume) dhe ta shpelani fytyren. Perseritenin 2 ose 3 here ne dite.

    Keto jane keshilla natyrale pasi gjendja juaj mund te permiresohet pa perdorur kremra specifike.
    Mos harroni te vendosni krem kundra diellit me SPF +50 po jo me efekt nxires. Kremrat e femijeve jane me te mire per lekuren sensitive. Mos harroni jo kremra qe lexojne Bronxe apo me efekt nxires se do jua errresojne me keq lekuren.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje