Vlera e Vitamines B3 ne Sindromen Premenstruale te Femrat

Question

Cfare eshte Sindroma Premenstruale (SPM)?

Sipas disa studimeve, si shkak i sindromes premenstruale jane fajesuar mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve duke perfshire vitaminen B3. Kjo vitamine eshte e njohur ndryshe si acidi nikotinik apo niacina. Shume procese metabolike te organizmit rregullohen kryesisht nga vitamina B3 duke perfshire dhe balancimin dhe mirëmbajtjen e hormoneve seksuale dhe stresit.

Sindroma premenstruale eshte shenja e pare menstruacioneve apo periodave tek femrat. SPM ne fakt perbehet nga nje grup simptomash si ndryshimet e humorit, zmadhimi i gjoksit dhe ndjeshmëria (edhe prekja e lehtë mund të shkaktojë dhimbje në gji), dëshira për disa lloje ushqimesh, dobësi trupore, fryrje, dhimbje koke, akne, lodhje, nervozizëm, tension, dhe depresioni. SPM eshte e shpeshte, madje cdo 8 në 10 gra përjetojnë sindromën premenstruale një herë në jetën e tyre. Koha kur shenjat e SPM arrijne pikun e tyre është në fillim të viteve 20 dhe vazhdon deri në moshën 30 vjeç. Shkaku i saktë i SPM është i panjohur, por sipas studiuesve, ndryshimet hormonale mund të jenë përgjegjëse për këto simptoma para menstruacioneve.

Cilat janë simptomat e sindromës premenstruale?

Periudha para menstruacioneve eshte e shoqeruar me shumë simptoma si emocionale ashtu edhe fizike si me poshte:

  • Femrat mund të përjetojnë gjendje depresive dhe të bëhen agresive.
  • Nga ana tjeter, mund te kene luhatje te tensionit dhe ankth me te shtuar gjate kesaj periudhe
  • Shenja te tjera pershijne ndryshimet e oreksit/urise, pagjumesi (qofte veshtiresi per te fjetur apo mungesa e gjumit)
  • Mungese perqendrimi si ne pune ashtu edhe ne studime
  • Tërheqja sociale e cila mund të pengojë jetën shoqërore të cdo femre
  1. Simptomat fizike te SPM
  • Te pergjithshme: marramendje, ndjeshmeri te gjirit, zmadhimin e gjoksit, ngathtesi, lodhje, dobesi, dhimbje koke/muskulore/pjesa e poshtme e barkut/e kyceve, shtim ne peshe nga mbajtja e lengjeve
  • Gastrointestinale: nauze, te vjella, uri e shtuar, kapsllek (konstipacion), diarre, diskomfort abdominal
  • Shenja te lekures: akne vulgaris, kruarje e lekures, ekzema


2. Simptomat emocionale te lidhura me SPM

  • Depresion, ankth, humbje e perqendrimit/fokusit/motivimit ne pune, nervozizem, tension.

Cili është roli i vitaminës B3 në PMS?

  1. Vitamina B3 është përgjegjëse për prodhimin e serotoninës. Serotonina është një hormon (neurotransmetues) që ruan ndryshimet e humorit, tensionin dhe depresionin, pra ju ben “të ndjeheni mirë” për shëndetin mendor. Serotonina prodhohet nga transformimi i triptofanit. Pa vitaminën B3, triptofani nuk shndërrohet në serotonin, dhe pacienti vuan nga agresioni dhe simptoma të tjera psikologjike.
  2. Nëse një femer ka mungesë të vitaminës B3, ajo do të kishte simptoma të sistemit neurologjik. Një grua mund të ndihet e lodhur, agresive dhe e irrituar.
  3. Niacina gjithashtu luan rol të rëndësishme gjate procesit te shndërrimit te glukozës në energji drejtpërdrejt, reduktimi i sheqerit në gjak dhe sigurimi i energjisë maksimale. Pra, niacina gjithashtu redukton simptomat si lodhja dhe shndërron karbohidratet në fuqi dhe ndihmon në parandalimin e lodhjes.
  4. Sindroma premenstruale shoqerohet me dhimbje menstruale si pasoje të spazmave të muskujve të barkut ose legenit. Gjithashtu lehtëson dhimbjet e forta të kokës gjatë periudhës premenstruale.
  5. Gjatë PMS, gjëndra mbiveshkore punon nën stres të shtuar e shoqerohet me një nivel të ulët të prodhimit të kortizolit. Kortizoli është hormoni kryesor që ruan shëndetin e sistemit mendor, prandaj trajtohet kryesisht me niacinë.

Cilat suplemente ushqimore përmbajnë vitaminë B3?

1. Misri është i pasur me niacinë, prandaj është shumë i dobishëm për trajtimin e PMS.

2. Ushqime te tjera te pasura me niacin perfshijne: qumështin e lopës, vezët, mielli i bardhë, kikirikët, frutat e ndryshme, lloje të ndryshme perimesh, mishi, viçi, derri, peshku dhe produktet e peshkut, majaja dhe produktet e tharmit, llojet e ndryshme të drithërave, etj.

3. Është i disponueshëm vetëm ose me kombinimin e vitaminave të tjera si kompleksi i vitaminës B, duke përfshirë riboflavin, acid folik, piridoksinë, etj.

Dozimi:

Nevoja ditore e vitaminës B3 është 17 mg tek meshkujt dhe 13 mg tek femrat. Një shtesë prej 3 mg është e nevojshme për gratë që ushqehen me gji.

Cilat janë efektet negative të vitaminës B3?

Eshtë shume e rendesishme te kihet parasysh doza ditore e ti permbahemi asaj per të shmangur çdo efekt anësor.

1. Marrja e vitaminës B3 ne doza me te larta se e lejuara shkakton shumë efekte negative, si p.sh. skuqje të pakëndshme të lëkurës. Vendet më të zakonshme janë rreth pjesës së poshtme të fytyrës dhe qafës.

2. Nëse një person merr më shumë se 100 mg, kjo shkakton efekte të rënda anësore, ndersa dozat më të larta se 3000 mg mund të dëmtojnë përgjithmonë indet e mëlçisë.

3. Artriti i shkaktuar nga Gutta (podagra) apo dhe ataku i Gutta-s eshte një efekt anësor i zakonshëm kur acidi nikotinik merret ne dozë të lartë.

4. Çrregullimet gastrointestinale si të përzierat dhe të vjellat janë gjithashtu të zakonshme ne rastet e mbidozimit.

5. Ndjesia e djegies dhe alergjitë janë gjithashtu të pranishme me doza të larta.

6. Një tjetër efekt anësor i niacinës është se shkakton vazodilatim të thellë (zgjerim te eneve te thella). Shkakton skuqje të fytyrës ose gjymtyrëve dhe ndjesi jonormale si shpimi i gjilpërave.

Si perfundim….

Ndër tetë vitaminat B, niacina është më e rëndësishme për çdo pjesë të trupit. E gjithë niacina e nevojshme mund të merret përmes dietës. Megjithatë, format suplementare rekomandohen për kushte të caktuara mjekësore, sindromën premenstruale, si dhe në rastet e kolesterolit të lartë.

Lër një Përgjigje