Cfare mund te jete kjo ?

Question

Pershendetje jam nje vajze 12 vjecare ,problemi qe kam eshte qe kur jam ulur me bllokohen kembet dhe as nuk mund te eci dje as nuk mind to leviz dot per disa sekonda ose minuta gjithashtu kam shume marrje mendesh teksa eci me erresohen syte dhe rrezohem

Answer ( 1 )

    0
    2020-06-06T08:01:20+00:00

    Pershendetje,

    Problemi juaj ka te beje me tensionin ortostatik (ulje e menjehershem e tensionit pas ngritjes ne kembe). Kjo ndodh per disa arsye:
    – qendrimi gjate ulur qe favorizon pellgezimin e gjakut
    – stili i keq i jetes : nuk levizni shume, ne moshen 12 vjecare duhet te jeni me aktive duke luajtur e jo duke qendruar ulur
    – mbipesha (nese jeni mbipeshe)
    – konsumimi i ushqimeve jo shume te shendetshme qe ndihmojne pellgezimin e gjakut dhe nuk favorizojne qarkullimin e mire te tij

    Megjithate, per mua, nese i permiresoni keto, besoj dhe nuk do ju ndodhin me keto episode.
    Nese perseriten, duhet te konsultoheni me kardiologun per te kontrolluar enet e gjakut dhe zemren.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje