About Dr.Albana Greca Niveli 5
- Registered: October 12, 2018
- Gender: Female
- Website: view
Dr. Albana Greca Sejdini
Mjeke Familje & Kërkuese Shkencore (M.B.B.S., MMedSc)
Urdhri i Mjekëve Shqipëri
Anëtare e EGPRN
Eksperte e Shëndetit Metabolik
Rreth Dr. Albana Greca Sejdini
Dr. Albana Greca Sejdini është një mjeke me përvojë të gjerë klinike dhe akademike, e specializuar në mjekësinë familjare dhe në kërkimin shkencor mjekësor ndërkombëtar. Me një karrierë që shtrihet prej dy dekadash midis Shqipërisë dhe Azisë Juglindore, ajo kombinon ndjekjen e pacientëve në praktikën e përditshme me një aktivitet të ngjeshur kërkimor në nivel europian. Dr. Albana është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e platformës edukative ndërkombëtare për menaxhimin e diabetit dhe shëndetit metabolik, all-about-beating-diabetes.com.
Edukimi dhe Kualifikimet Klinike
2000 — 2006
Mjeke e Përgjithshme / Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Diplomuar me rezultate të larta dhe licencuar për ushtrimin e plotë të mjekësisë klinike.
2008 — 2011
Master i Shkencave Mjekësore (MMedSc)
University of Malaya, Fakulteti i Mjekësisë, Malajzi
Specializim pasuniversitar i fokusuar në metodologjinë e kërkimit shkencor, epidemiologjinë dhe mjekësinë e avancuar.
Dr. Albana është pjesëmarrëse aktive në dhjetëra aktivitete akademike, simpoziume dhe trajnime mjekësore të certifikuara brenda dhe jashtë vendit, duke integruar vazhdimisht protokollet më të fundit ndërkombëtare në mjekësinë e familjes.
Anëtarësime Zyrtare & Shoqatat Mjekësore
- Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë (2007 - Vazhdim): Anëtare e regjistruar zyrtarisht me të drejtë të plotë të praktikës klinike.
- European General Practice Research Network - EGPRN (Korrik 2024 - Vazhdim): Anëtare e rrjetit zyrtar europian për kërkimin shkencor në Mjekësinë Familjare.
- Shoqata Malajziane e Parazitologjisë dhe Mjekësisë Tropikale (Mars 2010 - Vazhdim): Anëtare kontribuese shkencore.
"Misioni im në platformën pyetmjekun.com është t'u ofroj pacientëve tanë përgjigje të sakta, të qarta dhe të bazuara rreptësisht në mjekësinë e provuar shkencërisht (Evidence-Based Medicine), duke thjeshtuar menaxhimin e sëmundjeve kronike si diabeti."
✓ Regjistrat Zyrtarë dhe Profilet Shkencore:
Follow Me
#
Today
Month
Total
Questions
0
0
55
Answers
0
0
1438
Visits
5
35
17904