Konsulte lidhur me dy probleme te mamase time
Pershendetje Doktor,
Mamaja ime eshte operuar nga zemra (valvul mitrale) para 11 muajsh dhe qe prej asaj kohe nuk mund te ece, kembet e saj nuk mbajne ekuilibrin tek gjunjet sidomos. Duke qene se qelloi edhe koha e pandemise, nuk kam arritur dot ta vizitoj. Jam shume e shqetesuar sepse ajo para operacionit ka qene aktive. Nuk e di se cfare mund te bej ne menyre qe ajo te mund te ece perseri vete.
Se dyti kam nje problem tjeter te mamase. Prej dy javesh ajo ka dhimbje dhe inflamacion, skuqje ne gishtin e madh te kembes. Thoi i eshte zverdhur eshte shume i forte. I eshte skuqur ne mavi ne te kater anet e thoit dhe dhimbja i vazhdon edhe poshte gishtit. I rreh shume saqe nuk e le te fleje. Duke qene se ajo nuk leviz me foto te kembes se saj kam shkuar tek dermatologu ne ambulancen qendrore, i cili i rekomandoi Inderm xhel i Profarmes per akne. Nuk i beri aspak dobi. Me pas ka perdorir Neobac – krem me neomicine dhe bacitricine per lyerje te gishtit. Ka bere kompresa me sode buke dhe uthull molle (si pelte) e ka mbajtur gjithe diten tek gishti. Si dhe ka perdorur Davixon flakon per pese dite. I kam vendosur ne gisht edhe Ictammolo krem i zi , por edhe ky nuk i ka bere dobi. Nese eshte e mundur tjua dergoja fotot e gishtit per te vleresuar se cfare mund te kete dhe cfare te perdor per tja kuruar plagen.
Duke qene ne nje kohe pandemie e kam te pamundur ta nxjerr mamin, vecanerisht ne kushtet e saj e shtrire ne krevat per kohe te gjate.
Do tju kutesha te me ndihmonit ne zgjidhjen e dy preoblemeve qe me kane stresuar shume dhe veshtiresuar jeten.
Ju falenderoj paraprakisht,
Me respekt,
Arta
Ngarko Analiza/Foto
Ngarko Analiza/Foto
Ngarko Analiza/Foto
Answer ( 1 )
Pershendetje
Me vjen keq per problemet Shendetsore te mamase suaj.
1. Per mua do nje kontroll te mire te gjendjes se zemres dhe sidomos te valvules mitrale me EKG, echo kardiake, analiza Gjak komplet, elektrolitet ne gjak, urinen komplet, echo abdominale the bilanc biokimike.
Nderkohe I matini saturimin e oksigjenit, tensionin e gjakut, glicemine. I shenoni diku per reference.
2. Ne lidhje me gishtin. Duket I infektuar shtrati I thoit. Kjo ka ndodhur per shume kohe (ndoshta vite) qe ka arritur Puna deri ne kete gjendje.
Mjekimi eshte I gjate, duhet vendosmeri nga ana juaj dhe te mos merziteni.
Cdo darke lajini kembet me uje te ngrohte e sapun. Ti mbaje ne uje te ngrohte me 1 luge gjelle sode buke e disa pika vaj livando per 15 min. I shpelani, thajini me peshqir te bute.
Pastaj vendosni krem Positon gjate gjithe shtratit te thoit (pjesa e mishit). Ndersa te thoi aplikoni Ciclopirox nail lacquer. Nje here ne jave do ia limoni thoin, bejani Pak me alkool pastaj I vendosni serish kete Ciclopirox nail lacquer.
Vazhdoni per te pakten 1 jave, pastaj me tregoni si eshte.
Duhet te pakten 1 vit te filloje rritja normale e thoit normal. Prandaj duhet durim.
Te shkuara. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.