Cfare do te thote Wbc e ulet?

Question

Pershendetje,

Jam 39 vjec dhe kam bere disa analiza , pasi jam me gjendje gripi dhe vetem 1 dite kisha temp. 37.6.

Rruazat e bardha te gjakut kane dale me ulta, a duhet te shqetesohem?

WBC=3.48, NEU=45.1, RBC=4.19, HCT=39.1, HGB=13.6 jane pak me ulet se norma, ndersa LYM=46,MONO=7.2, ESR=20 jane pak me te larta.

Edhe analiza e Urea=17.10mg/dL dhe CA =8.18mg/dL jane pak me te ulta.

Answer ( 1 )

    0
    2020-12-07T10:36:12+00:00

    Pershendetje,

    Nga analizat nuk duhet te merakoseni. Vertet WBC kane dale pak te ulura, por ne duhet te sigurohemi qe kjo mund te jete per shkak te gjendjes virale qe ndoshta jeni duke kaluar. Dhe kjo eshte normale.

    Per mua, te mjekoni gjendjen virale meqe keni patur nje rritje te lehte te temperatures keto dite.
    Dhe pas 1 muaji te perserisni gjak komplet me formule, per te pare ne jane rregulluar parametrat.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje