Probleme me tensionin.

Question

Si jeni. Doja t’ju pyesja per dicka. Jam 47 vjec. Jam pak mbi peshe. Por kohet e fundit dmth keto 2 muaj po shikoj qe tensionin nuk e kam me 13-8 . Zakonisht e kam 14-9 sidomos kur pi alkol. Kam edhe nje skuqje te fytures mbasi pi sikur edhe 1 gote. Sot e kisha 14-11. Dikush me thote qe duhet te perdor biciklete palestre. A mund ta perdor dhe kur duhet ta ndaloj pedalimin. Sa duhet te jete tensioni qe te ndaloj. Dikush me thote kur te shkoj 15-10 ndalo.

Answer ( 1 )

    0
    2021-01-15T20:57:05+00:00

    Pershendetje,

    Tensioni i larte ne moshen tuaj te re 47 vjec flet qe ka nje problem. Fakti qe ju skuqet fytyra kur pini alkool duhet ti merrni shenja qe trupi juaj nuk e mban dot alkoolin. Ka shume mundesi te keni rritje te madhe te tensionit ne ate moment. Ju keshilloj ta matni, dhe te shenoni rezultatet ne nje flete per rivleresim.

    Per momentin, do ju keshilloja te benit nje konsulte urgjente me kardiologun dhe disa ekzaminime si EKG, provat ushtrimore, echo kardiake dhe bilanc te plote biokimit e analiza gjaku komplet. Keto na duhen per te vendosur diagnozen e sakte, dhe per mjekimin e mundshem.

    Nuk ju keshilloj te fillonit asnje aktivitet sportiv deri ne marrjen e rezultateve te analizave dhe ekzaminimeve kardiake.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    P.s. Mund ta rezervoni qe tani takimin me mjekun kardiolog:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

Lër një Përgjigje