Dhimbje koke

Question

Mirembrema doktoresha!

Kam vajzen 7 vjeçe dhe ka dy ditë që ankohet nga dhimbje të vazhdueshme koke nga ana e majtë. I kam përdorur 2-3here qetësues paracetamol, oki. Me thotë jam njëlloj vazhdimit. Oreks në ushqim ka më pak, temperaturë nuk ka, pati vetëm para 2 ditësh 37.2. Çfarë më këshillon ju lutem? Faleminderit

 

Answers ( 4 )

    0
    2021-01-21T19:25:01+00:00

    Pershendetje

    Shikoji nese ka ndonje dhemb te prishur Apo qe po I del nga ajo ane qe I dhemb. I shikoji dhe fytin nese eshte skuqur apo enjtur.

    Prekini Pak veshin nga jashte e shihni reagimin e saj. Nese ia dalloni te gjitha keto ju rekomandoj ta vizitoni te nje pediater se mos ka nevoje per nje mjekim me specifike.

    Nderkohe ju rekomandoj:
    – gargare me uje te ngrohte e kripe
    – spray Buona Difesa 2 spray ne fire
    – paracetamol ne rast dhimbje.

    Derisa te konsultoheni me pediatrin.
    Sherim te shpejte.

    P.S. mund te vazhdoni konsultimin me pediatrin ketu:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

  1. Faleminderit për këshillat. Ndonjëherë thotë me dhemb pak veshi djathtë, uroj mos te këtë gjë nga koka. Gjithë te mirat

    0
    2021-01-21T19:44:30+00:00

    Bejini vizitat atehere. Mos te behemi merak perpara kohe. Te fillojme me ekzaminime te pediatri ne fillim. Pastaj shohim menaxhimin me tithe.

    Gjithe te mirat.

    Ne pritje te pergjigjes suaj.

  2. Faleminderit. Jemi nga Lushnja. Ju njohim. Një nr kontakti ju lutem. Ku punoni se këtu ne Lushnjë kemi kaluar keq me djalin me pediatret…Shume faleminderit

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje