Pyetje per mjekun gjinekolog
Pershendetje,
Kam prej pothuajse 10 ditesh gjakderdhje, duke filluar qe nje jave perpara e ciklit dhe keto dy dite qe duhej te perkonin me fillimin e ciklit menstrual por qe sasia e gjakderdhjes ka qene jo konstante dhe e vogel krahasuar me ate qe duhej te ishte gjate ciklit. Prej muajsh tashme jam dhe ne tentativa per te mbetur shtatzene dhe prej dy muajsh po perdor rregullisht dhe acidin folik. Gjendja qe po kaloj me ka shqetesuar shume dhe me aq sa kam lexuar keto mund te jene dhe pasoja te nje cisti apo infeksioni. Duhet te bej urgjentisht nje kontroll mjekesor apo duhet te pres dhe disa dite qe te perkoje me perfundimin e ciklit menstrual? Ka ndonje shkaktar tjeter qe mund te kete sjelle kete lloj gjakderdhjeje qe nuk me duket normale pasi eshte hera e pare qe me ndodh?
Ne pritje te nje pergjigjeje nga ana jua
Ju falenderoj
Answers ( 2 )
Sorry, this is a private answer.
Pershendetje
Per mua mund te jete nje shtatzani e nderprer qe heret. Po duhet te beni vizite me mjekun gjinekolog Tani sa me shpejt per te vleresuar gjendjen.
Mos u beni merak, eshte dicka kalimtare dhe normale kur tenton te ngelesh shtatzane. Ama kontrolle duhen.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.