Konsulte per probleme te postcovid te mamase time

Question

I nderuar Doktor,

Mamaja ime u infektua me covid qe prej 1 Shkurt 2021, pas infektimit tim dy dite me pare ( 30 Janar 2021). Ajo pati fillimisht temperature 37 e gjysem e dy vija. Kjo gjendje i vazhdoi per tre dite. Me date 4 Shkurt beri PCR dhe D Dimer te cilat dolen perkatesisht PCR 27.68 dhe D Dimer 1.1. Pneumologja e dispancerise i rekomandoi Tridox 200 mg  ne total 20 kokkra 2 x 1, shurup per kolle, dhe Clexan 04 ne total 14 gjilpera dy ne dite. Ajo mori edhe 7 cope te tjera nga nje ne dite. Pas perfundimit te kures mamaja perseriti PCR dhe DDimer qe i dolen 27.21 dhe DDimer 0.53. Pneumologja i rekomandoi Boxon 1 g gjilpere dy ne dite per pese dite dhe Prednisolut 25 mg/L gjilpere  ne total 3 gjilpera nga nje ne dite. Mamaja e beri edhe kete kure. Gjate gjithe kesaj koje pas kater diteve te para ajo ka pasur dhe ka nje temperature 35.5 grade dhe duart e kembet i ka te ftohta. Kjo me shqeteson shume, Ne paranteze ju them se mamaja eshte ne moshe 80 vjecare ka kryer dy operacioe ne zemer valvul aorte dhe valvul mitrale si dhe qafa e femurit te djathte. Qe prej 28 Nentor 2019 kur kreu operacionin e zevendesimit te valvules mitrale ajo nuk ka mundur te levize, vec ne shoqerine time dhe te vellait tim. Covid e lodhi shume per tre jave rrjesht ka ngrene shume pak dhe ka pire shume pak, kryesisht uje. Qe prej 4 diteve mamaja qendron me sy te mbyllur, nuk flet edhe ato pak fjale i artikulon me shume veshtiresi. Eshte shume e lodhur, e pergjumur dhe ne pamundesi te te ushqyerit me supera, po i jap Fresubine – integrator ushqimor. Mamaja nuk ishte keshtu gjate Covid, ra menjehere dhe nuk e di se cfare te bej qe te mund te kthehet ne gjendjen e meparshme kur ajo fliste dhe komunikonte lirisht pa probleme. A eshte kjo pasoje e Covid? Mos eshte ishemi truri?Tani po ushqehet pervec Fresubines edhe me leng mishi dhe qumesht. Saktesisht nuk di se cfare do te ishte e pershtatshme per ta ushqyer ne gjendjen e saj. Jam shume e shqetesuar. Ju lutem me ndihmoni. Sot per te eshte dita e 24 e Covid. A zgjat kjo gjendje e saj? Sa?

 

Ju falenderoj me kohen dhe vemendjen tuaj

Me respkt,

Arta Hoxha

Tirane

Answers ( 2 )

    0
    2021-02-24T15:42:38+00:00

    Pershendetje

    Per mua, mamaja mund te kete bere insult cerebral. Ju lutem konsultoheni sa me shpejt me neurologun.

    Plus, duhet nje bilanc I plote biokimike per te vleresuar jo vetem pcr e d dimer por edhe organet e tjera. Matni nderkohe tensionin e gjakut dhe glicemine, dhe I mbani shenim.
    Covid shoqerohet shpesh me diabet apo glicemi te larte qe duhen vleresuar.

    Sa I perket ushqyerjes, per mua mund te kete humbje lengjesh e crregullime elektrolitike gjate Covid edhe nga mjekimi I bere. Per kete duhet mjekim parenteral (me serume) por te vleresohet me pare nga neurologu.

    Sherim te shpejte.
    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    0
    2021-02-24T15:54:32+00:00

    Doktoreshe shume faleminderit per pergjigjen. Ju lutem mund te me rekomandoni nje neurolog qe te mund ta kontaktoj e ti tregoj per mamane time?

    Cfare analizash duhet ti bej mamase? Analiza biokimike? Gjak komplet? Tensionin e ka pasur normal aritmia 100
    Ju faleminderit shume

Lër një Përgjigje