Veshi i mesem dhe kurimi i tij

Question

Pershendetje,

Po ju shkruaj per babin: eshte i moshes 52 vjec dhe ka 5 vite qe vuan nga veshi i mesem. Por kjo eshte periudha me e veshtire se ka marramendje, humbje te kontrollit e gjithashtu cdo muaj qe kalon ilace pa fund. Por ne fakt jam e shqetesuar sepse cdo ilac qe po merr spo jep efekt nuk ka permiresim.

A mund te me ndihmoni?

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2022-06-24T09:49:16+00:00

    Pershendetje e dashur,

    Me vjen keq per situaten ne te cilen ndodhet babai juaj. Ne fakt, nese sindroma e veshit te mesem eshte konfirmuar, dhe nuk ka ndonje patologji tjeter, atehere, babai juaj do te kete episode te perseritura te marramendje, ama qe duhen menaxhu korrektesisht. Ju lutem te me tregoni te gjithe ilacet qe perdor babai juaj aktualisht.

    Nga ana tjeter, dua te di cfare ekzaminimesh ka bere deri tani babai juaj? Mund te mi dergoni te Ngarko Analiza/Foto.

    A vuan nga ndonje semundje kronike : diabet? hipertension? apo probleme te tjera te zemres? Nese po, mund te me dergoni ilacet qe merr per keto semundje te Ngarko Analiza/Foto

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.

     

Lër një Përgjigje