Heliobakteri pilory

Question

Përshëndetje! Kam bërë gastroskopinë dhe më thanë që kam bakterin e heliobakterit që më ka sjellë gastrit. Jam mjekuar me antibiotik por pa rezultat. Herë pas herë kam dhimbje stomaku që më përhapet edhe tek pjesa e barkut, më jep ndjesinë e fryrjes dhe shtrëngimeve. Nuk mund të ha e bëj asgjë për 3-4 ditë

 

Answer ( 1 )

    0
    2022-11-07T09:51:16+00:00

    Pershendetje,

    Helicobacter pylori eshte nje mikrob qe jep gastritin, dhe shumica e njerezve e kane. Dhe kjo per shume arsye. Antibiotiket nuk jane mjekim i vetem pasi duhet te mjekojme dhe hiperaciditetin e stomakut permes PPIs (si pantoprazole, omeprazole, lansoprazole, etj) dhe antacide e simethicone si Bells Antacid Mixture, Reflucalm, Algem Antireflux, etj.

    Keshtu qe per mua, ne keto momente ju keni nevoje per Algem Antireflux per te qetesuar simptomat tuaja, dhe te keni kujdes me ushqimet/pijet qe konsumoni.

    Pastaj, stresi, ndryshimet hormonale gjate ciklit menstrual gjithashtu ndikojne ne acarimin e shenjave klinike.

    Gjithe te mirat.

     

Lër një Përgjigje