Si ta verej nese femiju a eshte i jemi mirpo lexoj kete histori qe po e shkruaj

Question

Pershendetje mjek une kam bere me nje vajz seks para 3 viteve dhe tash femiju i ka 2 vjet mirpo ajo femra e fsheh nga une dhe me thot qe femiju nuk eshte i joti e kom me tjeter kund mirpo un nuk e besoj sepse une ja bera te gjith asaj dhe mendoj qe eshte i jemi mirpo ajo me thot mos mu afro aspak mua dhe femijes sepse te lajmroj ne polici . Disa foto te femijes i kom une mirpo un nuk po di si ta vertetoj femiju qe eshte i jemi i shikoj nga ftyra  pak me ngjan mua mirpo tash une kom frik sepse nese  nuk del femiju i jemi ateher dote pesoj keq me polici sepse une e kisha ne mendje te shkoj ne polici the te lajmroj kete rast prandaj a mundeni te me trego si ta verej ne fytyr femiju qe eshte i jemi a ka deni fenomen mjeksor (une edi qe femiju verehet ne duar nese i ka Benat njesoj sikur une mirpo nuk muj tja shikoj duart por vetem fytyr ne facebook ) flm shum klm

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-20T10:09:26+00:00

    Pershendetje,

    Keto raste jane shume delikate dhe duan mirekuptimin e te gjitha paleve. E vertete qe mund te keni patur histori me nje vajze. Ama, nese gjithcka ka perfunduar dhe ajo ka nisur jeten e saj, mendoj qe edhe ju duhet te vazhdoni jeten tuaj. Duhet ta pranoni se ajo nuk ka qene risku juaj, dhe te jetoni i qete.

    Per sa i perket atesise se femijes, kjo arrihet nepermjet testeve te ADN. Por ama, kjo behet me mirekuptimin e paleve. Do te ishte shume e veshtire nese testimi do te dilte negativ sidomos ne aspektin psikologjik te te gjithe paleve.

    Me sa kuptoj, ndarja ka qene e njeanshme, dhe doni me cdo kusht te kapeni pas dickaje. Do ju rekomandoja te vazhdonit jeten tuaj dhe te gjenit qetesine duke krijuar familjen tuaj e patur femijet tuaj.

    Besoj me kuptoni qe te gjitha palet duhen respektuar sidomos kur behet fjale per jeten familjare.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje