Marramendje gjate nates

Question

Pershendetje , jam nje grua 50 vjec , para disa netesh kisha nje marramendje gjate nates shoqeruar me dhimbje koke , me ka ndodhur edhe para 6 apo 7 muajsh nje situate e tille , vetem pas te vjellave qetesohem . Nga analizat e fundit mjeku nuk pa asgje te pazakonte vec nje anemie shume te lehte te cilen e konsideroi te paperfillshme .

Faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-23T07:58:07+00:00

    Pershendetje,

    Jane disa te dhena ne historine tuaj :
    – mosha 50 vjec – dua te di nese keni patur crregullime me periodat tuaja kohet e fundit ndoshta fillimet e menopauzes : keni patur avuj te pasuar nga djerse keto kohe?
    – anemi e lehte – e cila duhet vleresuar, prandaj me duhet te kem pergjigjen e plote te analizave tuaja te gjakut
    – dua te di ne keni probleme me tensionin e larte te gjakut?
    – a merrni ndonje ilac rregullisht cdo dite?
    – a jeni kontrolluar te doktori ORL per ndonje problem me veshin e brendshem (tipit sindrom i labirintit)?
    – dua te di ne keni probleme me diabetin? yndyrnat e larta? nivele te ulta te vitamines D apo hekurit?
    – a keni problem me stresin keto kohe?

    Pra, jane nje sere faktoresh qe duhen vleresuar per te arritur ne perfundime te sakta.
    Ne pritje te pergjigjes suaj me detajet e kerkuara me lart. Nderkohe, matni tensionin e gjakut, shenojeni diku, e me tregoni rezultatet qe do te merrni.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje