Zona perianale e skuqur?!?!

Question

Pershendetje Dr, Si jeni ?
jam 26 vjec, vuaj prej sindromes te zorres te irrituar .
Keto dite kam pasur disa shqetesime nga ana e zorreve, por jo dicka qe sme ka ndodhur me para.
Shqetesimi im eshte nje skuqje ne zonen e anusit qe e kam prej ditesh. Me ka ndodhur dhe gjate veres po me eshte zhdukur vete.
Eshte nje skuqje rrethore vetem ne zonen e anusit, pa kruarje ose shqetesime te tjera.
Gjeja e bezdisshme qe me jep eshte vetem kur leviz ose kur ulem me jep si djegie pjesa e lekures anesore te anusit.
ne momentin qe jam shtrire nuk kam asnje shqetesim.
Mendoja se e kisha nga ferkimi, po zgjati disa dite.
Kur perdor Procto Synalar me qeteson menjehere dhe jam rehat. Pas 2 ditesh fillon prap.
Hemorroide nuk kam dhe jashteqitja eshte ne formen e saj normale dhe ngjyre.
Cfare mund te bej ?
Simptoma te tjera shqetesuese nuk kam, vetem ate,
Duke ju uruar pune te mbare ne vazhdim,
Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-10T14:03:45+00:00

    Pershendetje

    Kam pershtypjen qe mund te keni patur jashteshqitje te shpeshta e shtim te gazrave keto dite. Me jep idene e mykut.

    Per ta konfirmuar beni nje Fece candida.

    Nderkohe perdorni krem Mycotreat (clotrimazole) per 5-7 dite ne zonen anale jashte dhe Nucleo Immune si probiotic. Mbani higjenen te mire te pjeses anale.

    Pasi te merrni pergjigje te analizes mund te ma dergoni per te konfirmuar nese keni nevoje per mjekim te metejshme nga goja apo lokal.

    Gjithe te mirat.

     

Lër një Përgjigje