Urolog , Ndiej dhimbje tek njeri prej testikujve

Question

Para afersisht nje ore fillova te ndiej dhimbje tek njeri prej testikujve.

Ne google shoh se mund te jete serioze.

Me ndihmoni ju lutem.

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-23T09:13:10+00:00

    Pershendetje,

    Nese nuk keni patur traume, goditje apo perplasje ne pjesen genitale, atehere dhimbja e papritur mund te jete e lidhur edhe me aktin seksual. Pra, gjeja e pare qe na shkon ne mendje eshte traume ne pjesen genitale, shikoni per ndonje nxirje apo skuqje te pjeses.

    Ne rast se nuk keni pesuar traume, ngadonjehere mosarritja e ejakulimit (derdhjes se spermes) gjate aktit seksual mund te shkaktoje gjithashtu dhimbje ne pjesen e testikujve.

    Plus, edhe gjendjet me infeksion genital mund te japin te tilla dhimbje.

    Keshtu qe per mua, pini nje qetesuese per dhimbjen si Oki ose paracetamol per dhimbjen, dhe beni konsulten me mjekun urolog sa me pare.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje