Gjendje e cuditshme: koka e rende me marrje mendsh kur eci

Question

Pershendetje,

Jam 28 vjec muajin e fundit kam dicka te cuditshme, e ndjej koken e rende, duket sikur kam marrje mendsh kur eci, dhe driten e forte nuk e duroj dot, me ka ndodhur dy here per nje muaj.

Nuk ndjej asnje dhimbje, dhe kur jam ulur nuk ndjej asgje, kam shkuar dhe tek mjeku, por asgje .

Eshte disi e cuditshme,shpresoj te me ndihmoni,

Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2023-06-09T11:20:23+00:00

    Pershendetje,

    Duke patur parasysh ankesat tuaja, per mua duhet te monitoroni tensionin e gjakut, ritmin e zemres, dhe glicemine. Rezultatet i shenoni diku per reference.

    Nga ana tjeter, meqe nuk duroni dot driten e forte e keni marrje mendsh, per mua beni nje kontroll te mjeku okulist qe do vleresoje shikimin tuaj dhe tensionin e syve per te perjashtuar apo evidentuar ndonje problem te mundshem.

    Ne varesi te ketyre rezultateve, do vendosim diagnozen apo nese duhet te vazhdoni me ekzaminime te metejshme.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje