Yanola Pregna vitamina per shtatzanat

Question

Pershendetje.Une jam shtatezane 3 muajshe.Me rekomandoi doktoresha yanola pregna per vitamina.Por doja te pyesja kush eshte vitamina qe parandalon lindje te parakohshme ,ose deformime ose aborte?

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-11T08:23:10+00:00

    Pershendetje,

    Urime per bebin njehere, ju uroj shtatzani te mbare pa probleme, e nje lindje te lehte te nje bebi te shendetshem.

    Vitamina qe ju ka rekomanduar doktoresha eshte shume e mire per te plotesuar nevojat tuaja dhe te bebit me vitaminat dhe mineralet e nevojshme per nje shtatzani te shendetshme.

    Ndersa per sa i perket parandalimit te abortit apo defekteve, ne shpresojme qe shtatzania do ece mbare, por ama askush nuk mund te parashikoje me siguri.
    Mjafton qe hani, pini, e te jetoni shendetshem e te beni vizita te rregullta. Monitoroni tensionin e gjakut dhe diabetin kur te jeni 5 muajshe ose sipas skemes qe do ju thote mjeku juaj gjinekolog.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje