Probleme me zemren

Question

Pershendetje jam 17 vjec dhe kur e ul koken kam nje dhimje ne gjoks nga ana e majte dhe kam rreth 2 jave dhe nuk po me iken.Gjithashtu dhe me ka cembuar ne zemer dy here me ka zgjatur shume dhimbja dhe naten sikur me rreh shpejt zemra dhe me futen ethe ndonjere ne darke.Ju lutem me ktheni pergjigje dhe a duhet te shqetesohem.

Answers ( 4 )

    0
    2021-05-20T08:11:39+00:00

    Pershendetje,

    Kjo dhimbje duket e lidhur me aparatin muskulo-skeletal. Gjithsesi, keto ethet ne darke jane sugjeruese per ndonje gjendje gripale qe mund te jeni duke kaluar. Per mua, te beni nje vizite te mjeku i familjes si fillim, pasi duhet te perjashtojme problemet e aparatit te frymemarrjes, te mase tensionin dhe te vleresoje gjendjen tuaj te tanishme.

    Per momentin, pini caj dhe paracetamol deri ne vleresimin nga ana e mjekut tuaj te familjes.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    0
    2021-05-20T10:53:38+00:00

    Shume faleminderit per pergjigjen.Vajta ne mjeku i lagjes me mati tensionin rrahjet e zemres dhe oksigjenin dhe tha mire i ke.Po une kam frike kte dhimbjen ne zemer kur ul koken dhe me cembon ndonjere ne zemer.

    0
    2021-05-24T10:57:41+00:00

    Pershendetje,

    Ajo dhimbje duket muskulo-skeletale. Gjithesesi, nese i ke parametrat mire, e nese prape nuk bindesh per problemet kardiake, mund te konsultohesh me mjek kardiolog e te besh EKG e echo te zemres.

    Per mua, jeni ne moshe ku ka ndryshime te skeletit (zgjatje apo rritje) keshtu qe kjo ben te keni dhimbjet ne pjesen e kraharorit (ritmi i ndryshimeve eshte me i larte se madhesite e muskujve duke krijuar dhimbje ne perkulje apo terheqje).

    Pastaj, pozicionimi i keq gjate dites sidomos nese perdorni kompjuterin shume apo smartphone, pa bere shume aktivitet fizik, do ndikoje ne shtimin e dhimbjeve te tilla.

    Perdorni paracetamol per qetesimin e dhimbjes, e mundohuni te jeni me aktiv (te vini ne levizje muskujt e trupit).
    Normalisht, lini takim me kardiologun per tu qetesuar per pjesen kardiake te shqetesimeve.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

  1. Shume faleminderit.

Lër një Përgjigje