Qfar duhet te ber nese te djeg djelli per gra shtatzana

Question

Pershendjete une jom 25 vjec jom shtatzan kam qen nje dit ne plazh por djelli me ka skuqur shum jom ne javen e 26 te shtatzanis dy dit rresht kam pas temperatur ethe aka ndo nje rrezik per fetusin barkun ma ka rrok shum djelli as vet  nuk e kisha besuar qe aq shum me skuq per nje dit te vetmme edhe ate vetem 4 or ju faliminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-06-22T08:34:04+00:00

    Pershendetje,

    Ne pergjithsi, ne ju rekomandojme grave shtatzane qe te mos ekspozohen shume ne diell. Pra e shumta te qendroni ne diell deri ne oren 9.30 paradite dhe nga ora 5 mbasdite. Kohen midis tyre duhet te evitoni qendrimin ne diell.

    Per momentin, meqe jeni skuqur shume, do ju rekomandoja:
    – te perdorni sa me shume lengje: uje, dhalle me pak kripe, caj te ftohte, lengje frutash te fresketa per te evituar dehidrimin. Mund te perdorni tresol (tipit Hydromed) per te zevendesuar lengjet e humbur me nxehtesine dhe ethet qe keni patur.
    – mund te perdorni paracetamol vetem per ethet (e shumta deri ne 2 gram ne dite)
    – Perdorni ESI Aloe vera gel disa here gjate dites mbi lekuren e djegur (shume here gjate dites pa patur asnje efekt negativ mbi bebin)

    Kremra te tjera nuk do ju rekomandoja. Po patet lulen e Aloe Vera vete mund ta perdorni ate direkt ne lekure.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje