Interpretim i Urokultures: Sekrecionet gjate Urinimit

Question

Pershendetje. Jam 27 vjec dhe pasi konstatova qe gjate urinimit ne mengjes fillimisht kisha nje rrjedhje sekrecioni u shqetesova dhe konsultova me nje mjek per arsyen dhe normalisht procedova me analizat e kerkuara si “Urokulture” mbjellja e urines dhe sot me dolen pergjigjet e analizave. Nese do ishte e mundur te me ndihmonit ne interpretimin si dhe veprimin ne keto raste. Pergjigjet e urokultures jane si me poshte :
NE MOSTREN E EGZAMINUAR U IDENTIFIKUA : Proteus spp. 1 000 000 bactere / ml
Si dhe ne faqen tjeter :
NE MOSTREN E EGZAMINUAR U IDENTIFIKUA : Staphyloccocus spp.
Bashkengjitur me kane derguar dhe nje ANTIBIOGRAM

Nese eshte e mundur si procedohet ne keto raste pasi kur realizoj analizen e thjeshte te urines me dalin vlerat normale dhe kjo ishte hera e pare qe kam bere Urokulture
Falemindeit !!

Answers ( 4 )

    0
    2021-07-30T09:50:55+00:00

    Pershendetje,

    Nuk e kuptova mire gjinine tuaj, ndoshta dhe gaboj, por me duket se jeni 27 vjec femer.
    Tani ato sekrecionet ne mengjes, per mua pa bere analize e vizite me rezultojne nga trakti genital. Ka 2 arsye per kete:
    – do jeni para periodave (eshte normale te kesh sekrecione me shume para se te vijne)
    – infeksion genital

    Nga ana tjeter, urokultura shpreh 2 lloj infeksionesh:
    – proteus spp dhe staphilococcus spp. qe te dyja duhet te percaktohen cila nga llojet jane pasi ka disa nenlloje brenda te njejtit grup qe ne percaktojme si patogjene (pra ne quajme pathogjene proteus mirabilis dhe staphilococcus aureus). Dhe bejme mjekimet perkatese sipas antibiogrames.
    Nese staphilococcus spp jane pjese normale e flores uro-genitale, speciet e proteus me teper jane lokalizuar (kolonizojne) pjesen e vagines qe mund te kete nje prezence edhe ne urine.

    Pra, per mua, te beni mjekimin e infeksionit genital me antibiotike orale, me ovula vaginale (nese keni kryer marredhenie seksuale intravaginale) dhe me pastrues te kanaleve te urines te tipit Cranbiotix.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

  1. This answer was edited.

    Pershendetje. Faleminderit per pergjigjen tuaj. Une jam nje djale 27 vjec. Viziten e bera tek mjeku dhe me tha qe mund te jen sekrecione te prostates prandaj me rekomandoi te beja Urokulturen dhe Antibiogramen. Tani nuk e kuptoj keto nenllojet mos duhet te bej nje tjeter Analize pasi kete me rekomanduan? Gjithashtu per referencen tuaj po ju nis dhe analizat nga laboratori perkates te bashkengjitura ne kete pergjigje.
    Ju Falenderoj !

     

     


    Ngarko Analiza/Foto
    0
    2021-08-03T21:00:51+00:00

    Pershendetje

    Ju falenderoj per dergimin e rezultateve pasi sqaruan shume gjera.
    Ju keni bere kulture te sekrecioneve uretrale qe shpjegon prezencen e atyre mikrobeve. Pra verteton ate qe ju thashe me heret, pra qe keni infeksion genital me shume sesa infeksion urinar. Prandaj duhet mjekuar si nga goja dhe lokalisht. Nese keni te fejuar apo bashkeshorte, atehere duhet te marre dhe ajo mjekime njekohesisht me ju.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

  2. Pershendetje. Cfar ilacesh me rekomandoni. Faleminderit !!

Lër një Përgjigje