Covid-19 prekja e mushkrive

Question

Pershendetje, mami mosha 57 vjec eshte me covid. Simptomat e para kane nisur te marten qe shkoi, por pozitiv u konfirmua te dielen.

Ka temp 38, marrje mendsh, shum kolle te thate, diarre, dhimbje mesi dhe kembesh.

Temp. Vazhdon prej 8 ditesh.

Po trajtohet me Zimacrol 500 mg 1×1 6 tb, lactodifence 1 bust ne dite, aspirine protect 100 mg 1×1, medrol.4 mg 2×1 20 tb. Dhe tachpirine per temp.

Bashkelidhur po ju dergoj grafine e mushkrive. Ju lutem ka nevoje per ndonje trajtim me specifik, referuar grafise,?

Ne pritje te pergjigjes tuaj.

Faleminderit!


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2021-09-01T11:31:04+00:00

    Pershendetje,

    E pashe grafine e derguar te nenes suaj, dhe lexova te dhenat e semundjes se saj.
    Shenjat ne grafi nuk jane shume te renda, gjithsesi, ne te tilla raste ne keshillojme analiza gjaku per te vleresuar gjendjen e pergjithshme te pacientit/es.

    Mos u alarmoni edhe pse eshte konfirmuar me Covid-19. Mjafton te ndiqni mjekimin e rekomanduar, te ajrosni vendin ku ajo qendron, te konsumoje uje e lengje, e sipas mundesive te jete sa me aktive te jete e mundur.

    Per mua duhet te mjekoje diarrene sepse mund te shkaktoje dehidrim duke marre tasectan per diarrene dhe probiotic dhe sa me shume lengje e ORS.

    Te shkuara. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje