Analiza biokimike per covid 19

Question

pershendetje a ka mundesi me me tregu se si me kan dal kto analizat?

Answer ( 1 )

    0
    2021-09-02T13:18:41+00:00

    Pershendetje,

    Analizat qe keni kryer jane brenda normes pervec nje enzime te melcise (ALT) e cila ka rezultuar lehtesisht mbi norme. Kjo per disa arsye: ose keni melci te dhjamur, ose perdorni alkool, ose nga perdorimi i ilaceve qe keni marre deri tani. Gjithsesi inflamacion akut ne organizem nuk keni (PCR eshte ne norme, d-dimer ne norme).

    Per Covid-19 testi qe e verteton eshte tamponi apo analizat serologjike.
    Keto qe keni kryer ju jane analiza per te vleresuar gjendjen shendetsore tuajen, e cila fatmiresisht eshte mire pervec atyre te cituara me lart.

    Nese jeni mbipeshe apo keni melcine e dhjamur, do ju rekomandoja te ndiqni nje diete dhe stil jete te shendetshme per te ulur peshen dhe per te ndihmuar normalizimin e funksionit te melcise.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje