Regjistrohu Tani
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Krijo llogarine tende
Answers ( 2 )
Pershendetje,
Fillimisht, me vjen keq per problemet qe keni me tiroiditin Hashimoto ne moshen tuaj te re. Gjithesesi, duhet te falenderoni Zotin qe e kapet ne kohe si semundje, te cilen mund ta menaxhoni ne kohe dhe te parandaloni ndonje komplikacion te mundshem.
Ne fakt, tiroiditi Hashimoto sikurse dhe urtikaria jane te dy semundje autoimune. Ato karakterizohen nga sulme qe vete organizmi i ben qelizave te tij. Ne fakt, urtikaria kronike mund te shfaqet se bashkur me nje shperthim autoimun, ose edhe kur semundja eshte subklinike – qe do te thote qe eshte aktive por jo me shenja te dukshme klinike. E vetmja shenje qe mund te na beje te mendojme per ndonje problem te tiroiditit autoimun eshte pikerisht shfaqja e ketyre urtikariave kronike. Gjatë episodeve subklinike, edhe nivelet e ulëta të autoantitrupave mund të shkaktojnë një përgjigje IgE.
Ndërsa tiroiditi i Hashimotos mund të rrisë rrezikun e urtikarisë kronike, jo të gjithë ata që kanë Hashimoto do të kenë urtikaria. Kjo sugjeron që faktorë të tjerë mjedisorë ose gjenetikë mund të kontribuojnë në rrezik.
Dhe duke patur parasysh kete, kjo ndihmon ne menaxhimin e simptomave te urtikaries. Trajtimi i duhur i tiroiditis sipas vleresimeve laboratorike e klinike do ndihmoje shume se bashku me identifikimin e faktoreve qe mund te shkaktojne shperthime te urtikaries duke perfshire: ulje te temperaturave te ambjentit, alergjite nga faktore te ndryshem sikurse dhe ushqimi, etj. Pra identifikimi i ketyre faktoreve, analizimi i te dhenave do na ndihmoje te kuptojme nese shperthimet e urtikarias jane te lidhura me “sulmet” e tiroiditit apo jane te pavarura.
Tjeter, urtikariet mund të jenë gjithashtu një efekt anësor i zakonshëm i disa medikamenteve të tiroides, ku me te akuzuarit mbeten methimazoli dhe propylthiouracili. Ama ka raste kur edhe perdorimi i Letrox ka dhene alergji te tipit urtikaria por edhe me te renda, disa jave pas perdorimit. Per mua, diskutojeni kete me mjekun tuaj endokrinolog per te pare nese qendron kjo ne rastin tuaj dhe per te menduar opsione te tjera mjekimi.
Per sa i perket mjekimit te urtikaries kronike. Ne pergjithsi, ato terhiqen vete, duke mos lene shenja ne trup.
Qellimi i mjekimit eshte lehtësimi i simptomave dhe parandalimi i përsëritjes.
Qëllimi i parë dhe ndoshta më i rëndësishëm është të shmangni çdo shkaktar që nxit urtikarian. Këto ndryshojnë nga një person në tjetrin. Ato mund të përfshijnë: alergjitë ushqimore, ushtrime me sforcime, ndryshime të papritura të temperaturës, stresi, medikamente, etj.
Perdorimi i antihistaminikeve orale indikohet edhe te perdoren ne menyre te perseritur per urtikarian kronike, sidomos antihistaminiket e gjeneratës së dytë, pasi nuk shkaktojnë përgjumje.
Ka edhe mjekime te tjera, te cilat ne i rezervojme per rastet me te renda kur cdo mjekim tjeter nuk ka dhene rezultat per shkak se mund te ndikojne ne perkeqesimin e funksionit te tiroides.
Gjithesesi, per mua, duhet te kontrolloheni ne menyre te vazhdueshme me mjekun tuaj endokrinolog, te vleresoni tiroiden vazhdimisht, dhe te ndiqni mjekimet e keshilluara. E di qe medikamentet kane efekte anesore, por duke vene i vene ne peshore me perfitimet, ne mundohemi te justifikojme perdorimin prej ketyre perfitimeve.
Duke ju uruar lehtesim sa me te shpejte te shqetesimeve tuaja.
Faleminderit per pergjigjen. Per alergji kam bere testin molekular dhe doli qe kam alergji vetem nga polenet e luleve ndersa per ushqime apo gjera te tjera nuk kisha alergji.Kam bere dhe nje test ne gjak per te vertetuar nese urtikaria ishte nga polenet apo ishte nga tiroidja dhe me doli qe ishte autoimune kronike nga tiroidja.