Rjedhje syri tek femija

Question

Pershendetje, djali eshte 8 vjec dhe sonte kishte skuqje syri pak enjtje dhe tani qe eshte ne gjume ka nga pak rrjedhje me ngjyre te verdhe.  Ju lutem me informoni se ska as mjek tani ku ta coj

Answer ( 1 )

    0
    2024-09-03T09:52:08+00:00

    Pershendetje,

    Shpresoj qe femija juaj te jete bere me mire.

    Nga ajo qe me tregoni, femija ka infeksion te syrit (kanaleve te lotit). Ne  te tilla raste rekomandojme konsulten me mjekun okulist per te marre mjekim specifik perkates. Duhet te perjashtojme edhe trupa te huaj ne sy qe japin te tilla reagime.

    Ne kushtet e shtepise, ne keshillojme shpelarje te syrit me caj kamomil duke filluar nga pjesa e brendshme (afer kurrizit te hundes) deri te bishti i syrit.

    Duke ju uruar gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje