Sëmundjet e syve: simptomat, shkaqet dhe kur duhet urgjencë
Permbledhje e shpejte
Problemet e syrit variojne nga gabime te zakonshme refraktive, si miopia dhe astigmatizmi, deri tek semundje qe mund te demtojne ne menyre te pakthyeshme shikimin, si glaukoma, retinopatia diabetike ose shkeputja e retines.
Disa zhvillohen gradualisht dhe pa dhimbje. Te tjera mund te shkaktojne ndryshim te papritur te shikimit dhe kerkojne vleresim urgjent.
Kontrollet okulistike jane vecanerisht te rendesishme kur keni diabet, miopi te larte, histori familjare te glaukomes ose semundjeve te retines, trauma te meparshme te syrit ose ndryshim te ri te shikimit.
1. Miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi
Miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi quhen gabime refraktive. Ato ndodhin kur forma ose fuqia optike e syrit ben qe drita te mos fokusohet saktesisht mbi retine.
Miopia
Miopia e ben shikimin ne distance te turbullt. Drita fokusohet perpara retines, shpesh sepse syri eshte relativisht me i gjate ose forma e kornese ose lentes ndikon menyren e fokusimit.
Miopia shpesh fillon ne femijeri. Faktoret gjenetike kane rol te rendesishem. Femijet qe kalojne me shume kohe jashte duket se kane risk me te ulet per zhvillimin e miopise.
Nuk eshte e sakte te thuhet se drita e telefonit ose kompjuterit “shkakton miopi” ne menyre te drejtperdrejte. Puna e zgjatur afer dhe koha e paket jashte jane pjese e nje tabloje me komplekse.
Miopia e larte lidhet me risk me te madh per probleme si shkeputja e retines.
Hipermetropia
Hipermetropia ndodh kur drita tenton te fokusohet prapa retines. Shpesh lidhet me nje sy relativisht me te shkurter ose me karakteristikat optike te kornese dhe lentes.
Objektet afer mund te jene te turbullta, por hipermetropia e konsiderueshme mund te ndikoje edhe shikimin ne distance. Femijet dhe te rinjte ndonjehere e kompensojne perkohesisht duke perdorur akomodimin.
Astigmatizmi
Astigmatizmi ndodh kur kornea ose lentja ka forme qe e thyen driten ndryshe ne drejtime te ndryshme.
Mund te shkaktoje:
- shikim te turbullt ose te deformuar;
- sforcim te syve;
- dhimbje koke;
- veshtiresi me shikimin naten.
Gabimet refraktive korrigjohen zakonisht me syze ose lente kontakti. Ne paciente te rritur te zgjedhur mund te konsiderohet edhe kirurgjia refraktive.
Per me shume informacion mund te lexoni LASIK, PRK dhe kirurgjine refraktive me laser.
2. Strabizmi dhe ambliopia
Strabizmi do te thote qe syte nuk jane te drejtuar ne te njejtin drejtim. Nje sy mund te devijoje brenda, jashte, lart ose poshte.
Shkaqet jane te ndryshme dhe nuk kufizohen vetem tek “muskujt qe nuk punojne mire”. Problemi mund te lidhet me kontrollin neurologjik te levizjeve te syve, refraksionin, semundje okulare ose gjendje te tjera.
Strabizmi nuk eshte i njejte me “syrin dembel”
Ambliopia eshte zhvillim jo normal i shikimit, zakonisht ne femijeri. Strabizmi mund te shkaktoje ambliopi, por ambliopia mund te shfaqet edhe nga:
- diference e madhe e dioptrise mes dy syve;
- gabime refraktive te pakorrigjuara;
- katarakte ne femijeri;
- pengesa te tjera qe nuk lejojne zhvillimin normal te shikimit.
Trajtimi mund te perfshije syze, trajtimin e ambliopise me patching ose atropine, prizma, ushtrime ne indikacione specifike dhe kirurgji te muskujve te syrit.
Trajtimi i hershem tek femijet ka rendesi
Sistemi vizual zhvillohet ne femijeri. Identifikimi i hershem i ambliopise jep shansin me te mire per permiresimin e shikimit.
3. Katarakta
Katarakta eshte turbullim i lentes natyrale te syrit.
Eshte shume e zakonshme me rritjen e moshes, por mund te lidhet edhe me:
- diabetin;
- duhanin;
- perdorimin afatgjate te disa kortikosteroideve;
- trauma okulare;
- ekspozim te konsiderueshem ndaj rrezatimit UV;
- faktore te tjere.
Simptomat mund te perfshijne:
- shikim te turbullt ose mjegullt;
- ngjyra qe duken me te zbehta;
- glare dhe ndjeshmeri ndaj drites;
- halos rreth dritave;
- veshtiresi me drejtimin e automjetit naten;
- ndryshime te shpeshta te dioptrise.
Ne fazat e hershme mund te ndihmojne syzet dhe ndricimi me i mire. Kur katarakta pengon aktivitetet e perditshme, trajtimi perfundimtar eshte kirurgjia, ku lentja e turbulluar hiqet dhe zevendesohet me nje lente intraokulare artificiale.
4. Glaukoma
Glaukoma eshte nje grup semundjesh qe demtojne nervin optik dhe mund te shkaktojne humbje te pakthyeshme te shikimit.
Presioni i larte intraokular eshte nje faktor shume i rendesishem risku, por glaukoma mund te zhvillohet edhe kur presioni matet brenda intervalit qe konsiderohet normal.
Glaukoma me kend te hapur
Forma me e zakonshme shpesh zhvillohet gradualisht dhe mund te mos jape simptoma derisa te kete ndodhur demtim i konsiderueshem i fushepamjes.
Per kete arsye, kontrollet okulistike kane rendesi tek personat me risk.
Glaukoma akute me kend te mbyllur
Kjo eshte situate krejt tjeter dhe mund te shkaktoje:
- dhimbje shume te forte te syrit;
- sy te kuq;
- shikim te turbullt;
- halos rreth dritave;
- dhimbje koke;
- nauze ose te vjella.
Glaukoma akute eshte urgjence
Nje sy i kuq, shume i dhimbshem, me ulje shikimi dhe nauze kerkon vleresim urgjent okulistik.
Trajtimi i glaukomes mund te perfshije pika per uljen e presionit, laser ose kirurgji. Qellimi eshte te ruhet shikimi qe ka mbetur; demtimi i nervit optik zakonisht nuk mund te rikthehet.
5. Retinopatia diabetike
Retinopatia diabetike zhvillohet kur diabeti demton enet e vogla te gjakut ne retine.
Nje nga problemet kryesore eshte se mund te jete e avancuar pa shkaktuar simptoma ne fazat e para.
Me progresion mund te shfaqen:
- shikim i turbullt;
- floaters ose pika te erreta;
- zona boshe ose te erreta ne fushepamje;
- veshtiresi ne lexim;
- humbje shikimi.
Kontrolli i glukozes, tensionit arterial dhe lipideve ndihmon ne uljen e riskut te progresionit.
Trajtimi okulistik mund te perfshije:
- injeksione intravitreale anti-VEGF;
- laser ne indikacione te caktuara;
- vitrektomi ne raste te avancuara.
Tek diabeti tip 2 rekomandohet ekzaminim i zgjeruar i syrit ne kohen e diagnozes. Tek diabeti tip 1, ekzaminimi fillestar tek te rriturit rekomandohet rreth 5 vjet pas fillimit te diabetit. Intervali pasues individualizohet sipas rezultateve dhe riskut.
Per informacion me te zgjeruar mund te lexoni edhe komplikacionet e diabetit dhe semundjet diabetike te syrit.
6. Degjenerimi makular i lidhur me moshen
Degjenerimi makular i lidhur me moshen, ose AMD, demton makulen, pjesen e retines qe na jep shikimin e holle qendror.
Mund te shkaktoje veshtiresi ne:
- lexim;
- njohjen e fytyrave;
- drejtimin e automjetit;
- punet qe kerkojne detaje te imta.
AMD e thate
Forma e thate eshte me e zakonshme dhe zakonisht perparon gradualisht. Ne fazat e hershme mund te mos jape simptoma.
Ne disa paciente me AMD te ndermjetme, suplementet specifike AREDS2 mund te ulin riskun e progresionit drejt semundjes se avancuar. Ato nuk jane vitamina universale per syte.
Per geographic atrophy, nje forme e avancuar e AMD se thate, ne disa vende ekzistojne terapi intravitreale te synuara qe mund te ngadalesojne zgjerimin e zones se atrofise. Ato nuk rikthejne shikimin e humbur dhe nuk jane te pershtatshme per cdo pacient.
AMD e lagesht
AMD neovaskulare ose “e lagesht” lidhet me formimin e eneve jonormale te gjakut nen retine dhe mund te shkaktoje perkeqesim me te shpejte.
Nje shenje e rendesishme eshte kur vijat e drejta fillojne te duken te shtrembera ose te valezuara.
Trajtimi kryesor eshte zakonisht me injeksione intravitreale anti-VEGF.
7. Syri i thate
Syri i thate eshte nje problem shume i zakonshem dhe ndodh kur lotet nuk prodhohen ne sasi te mjaftueshme ose nuk kane cilesine e duhur per te mbajtur siperfaqen okulare te lubrifikuar.
Mund te shkaktoje:
- djegie;
- pickim;
- ndjesi rere ose trupi te huaj;
- skuqje;
- lotim paradoksal;
- shikim qe turbullohet perkohesisht.
Mund te lidhet me moshen, ekranet, disa barna, semundje autoimune, ambient te thate, lente kontakti ose probleme te gjendrave te qepallave.
Trajtimi varet nga shkaku dhe mund te perfshije lot artificial, kujdes te qepallave dhe trajtime te tjera okulistike.
Per masa parandaluese dhe kujdes te perditshem mund te lexoni udhezuesin per kujdesin dhe mbrojtjen e syve.
8. Shkeputja e retines
Shkeputja e retines ndodh kur retina largohet nga pozicioni ku normalisht qendron e lidhur me indet poshte saj.
Eshte nje urgjence okulistike.
Shenjat tipike jane:
- shume floaters ose “miza” te reja qe shfaqen papritur;
- shkelqime ose flash-e drite;
- nje hije e erret ne fushepamje;
- ndjesia e nje perdeje qe mbulon nje pjese te shikimit;
- humbje progresive e nje pjese te fushepamjes.
Faktore qe mund ta rrisin riskun perfshijne:
- miopine e larte;
- traumen e syrit;
- kirurgjine e kataraktes;
- shkeputje te meparshme te retines;
- histori familjare;
- disa semundje te retines.
Shfaqja e papritur e floaters dhe flash-eve nuk do te thote gjithmone shkeputje retine, por kerkon vleresim te shpejte per ta perjashtuar.
Kur nje problem i syrit eshte urgjence?
Kerkoni vleresim urgjent okulistik nese keni:
- humbje te papritur te shikimit;
- nje perde ose hije te re ne fushepamje;
- shume floaters te rinj me flash-e drite;
- dhimbje shume te forte te syrit me skuqje dhe turbullim;
- traume serioze te syrit;
- ekspozim ndaj kimikateve;
- sy te kuq dhe te dhimbshem me renie shikimi tek perdoruesit e lenteve;
- humbje shikimi me dobesi te fytyres ose gjymtyreve, crregullim te te folurit ose simptoma te tjera neurologjike.
Ne rast kimikati, filloni menjehere shpelarjen me shume uje te paster dhe kerkoni ndihme.
Telefononi 112 kur ndryshimi i shikimit shoqerohet me simptoma te insultit, humbje vetedijeje, traume te rende ose gjendje tjeter kercenuese per jeten.
Pyetje te shpeshta
Cilat jane semundjet me te zakonshme te syve?
Problemet e zakonshme perfshijne gabimet refraktive, syrin e thate, katarakten dhe probleme te tjera. Glaukoma, retinopatia diabetike dhe AMD jane vecanerisht te rendesishme sepse mund te shkaktojne humbje te perhershme te shikimit.
A shkaktojne telefonat miopi?
Nuk eshte e sakte te thuhet se drita e telefonit shkakton drejtperdrejt miopi. Miopia lidhet me faktore gjenetike dhe mjedisore. Tek femijet, me shume kohe jashte lidhet me risk me te ulet te miopise.
A eshte strabizmi i njejte me syrin dembel?
Jo. Strabizmi eshte devijimi i syve. Ambliopia eshte zhvillim i dobet i shikimit dhe mund te shkaktohet nga strabizmi, diferenca e dioptrise ose shkaqe te tjera.
A shkaktohet glaukoma gjithmone nga presioni i larte?
Jo. Presioni i larte eshte faktor i rendesishem risku, por ekziston edhe normal-tension glaucoma ku nervi optik demtohet edhe pse presioni nuk eshte mbi kufirin e zakonshem.
A mund te parandalohet katarakta?
Nuk mund te parandalohet cdo katarakte, vecanerisht ajo e lidhur me moshen. Megjithate, shmangia e duhanit, mbrojtja UV, kujdesi ndaj traumave dhe kontrolli i diabetit mund te ndihmojne ne uljen e disa faktoreve te riskut.
A ka simptoma retinopatia diabetike ne fillim?
Shpesh jo. Per kete arsye ekzaminimi i retines rekomandohet edhe kur personi me diabet mendon se sheh normalisht.
A mund te trajtohet AMD?
Po, por trajtimi varet nga forma dhe stadi. AMD e lagesht trajtohet zakonisht me anti-VEGF. AREDS2 ndihmon disa paciente me AMD te ndermjetme, ndersa per geographic atrophy ekzistojne terapi te reja ne paciente te zgjedhur.
Cfare do te thote kur shoh shume miza dhe flash-e papritur?
Mund te lidhet me ndryshime te vitreusit, por mund te jete edhe shenje e carjes ose shkeputjes se retines. Kerkoni vleresim okulistik urgjent, sidomos nese shfaqet edhe hije ose perde ne shikim.
A mund te rikthehet shikimi i humbur nga glaukoma?
Demtimi i nervit optik nga glaukoma zakonisht eshte i pakthyeshem. Trajtimi synon te ngadalesoje ose ndaloje progresionin duke ulur presionin e syrit sipas objektivit individual.
Burimet / Referencat
- National Eye Institute. Refractive Errors. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/refractive-errors
- National Eye Institute. Amblyopia. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/amblyopia-lazy-eye
- American Association for Pediatric Ophthalmology and Strabismus. Strabismus. https://www.aapos.org/glossary/strabismus
- National Eye Institute. Cataracts. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/cataracts
- National Eye Institute. Types of Glaucoma. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/glaucoma/types-glaucoma
- National Eye Institute. Diabetic Retinopathy. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/diabetic-retinopathy
- American Diabetes Association. Retinopathy, Neuropathy, and Foot Care: Standards of Care in Diabetes – 2026. https://diabetesjournals.org/care/article/49/Supplement_1/S261/163919/12-Retinopathy-Neuropathy-and-Foot-Care-Standards
- National Eye Institute. Age-Related Macular Degeneration. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/age-related-macular-degeneration
- National Eye Institute. Retinal Detachment. https://www.nei.nih.gov/eye-health-information/eye-conditions-and-diseases/retinal-detachment
Informacion mjekesor
Ky artikull eshte per edukim shendetesor dhe nuk zevendeson ekzaminimin okulistik. Shikimi i turbullt, dhimbja, floaters, flash-et ose ndryshime te tjera mund te kene shume shkaqe dhe diagnoza nuk duhet vendosur vetem nga simptomat online.
Humbja e papritur e shikimit, shenjat e shkeputjes se retines dhe dhimbja e forte e syrit kerkojne vleresim te shpejte.
Keni nje pyetje jo-urgjente per syte?
Nese keni turbullim, floaters, nje diagnoze okulistike ose raport qe nuk e kuptoni, mund t’i dergoni pyetjen ekipit te PyetMjekun.
Perfshini moshen, cilin sy prek problemi, sa kohe ka filluar, nese ka dhimbje, skuqje, flash-e, trauma, diabet ose semundje te tjera dhe nese shikimi ka ndryshuar papritur apo gradualisht.
Nese ngarkoni raport ose foto mjekesore, hiqni emrin, daten e lindjes, adresen, numrin personal, numrin e pacientit, barcode dhe te dhena te tjera identifikuese.
Bej nje pyetjeRishikuar nga: Dr. Albana Greca, Mjeke Familjeje
Rishikimi mjekesor: Shtator 2026