Shenja akne , gropa , akne

Question

Pershendetje Dr. Jam nje djale 17 vjec kam 2 vite qe kam akne ne lekure .
Fillimishr fytyra mu mbush plote me akne aktive te inflamuara dhe me qelb ku provova cdogje te mundshme duke nisur qe nga rutinat me lares, krem anti akne, hidratues, spf. Dhe duke vazhduar keshtu per nje kohe te gjate duke provuar cdogje te mundshme neper farmacira cdo lloj kremi ,laresi, serumi
Me ndihmuan deri diku tek pjesa e pertharjes se aknes
Vazhdova bera 3 seanca microneedling (dermapen) dhe 2 bio ree peel pata permiresim, por jo rezultatin qe dua.
Gjithashtu mora tazarotenin per 5 muaj , niacinamide, ac azelaik, te me ndihmonin per shenjat post akne.
Sot kam akne aktive kur konsumoj dicka me yndyre me shfaqen aknet
Gjithashtu kam bere antibiogramen ku me dola me baktetin Stafilokok epidermus , mora Augumentin per 10 dite .
Akne aktive kam sa here ha gjera me yndyre ndaj te lutem doja te me sugjeroje dicka per shenjat e akneve , gropave dhe aknet. do doja vertete ndihmen tuaj se spo gjej zgjdihje .

Answer ( 1 )

    0
    2025-09-05T19:28:42+00:00

    Pershendetje,

    Shpresoj te jeni permiresuar deri diku. Me keto qe me tregoni, jane disa gjera qe duhen sqaruar.

    Keni bere antibiogramen e ka dale Staphylococcus epidermidis. Ne fakt, ky bakter eshte pjese e flores normale bakteriale te lekures, dhe ne nuk e luftojme. Lloji i staphilokokut qe luftojme ne eshte Staphilococcus aureus, qe jep infeksione te renda e shume rezistente ne mjekim.

    Aknet per moshen tuaj 17 vjec jane krejtesisht normale. Dhe sic e keni vene re deri tani, ato shtohen kur ju mbingarkoheni me ushqime te pasura me yndyre. Pra ne nje fare menyre, trupi juaj po ju tregon cfare mund ta acaroje apo te shkaktoje aknet. Dhe ju duhet t’i vini re me shume keto sinjale te trupit tuaj. Dhe do ta shihni qe do te keni sukses.

    Gjithesesi, nese i keni mbaruar ilacet, me duhet te shoh se si i keni aknet aktualisht. Keshtu qe ju lutem me dergoni nje foto te tyre.

    Eshte shume e rendesishme qe te mos i shtrydhni ne menyre qe te parandaloni formimin e gropave apo shenjave te perhershme.

    Ne pritje te fotos se akneve tuaja aktualisht.

     

     

Lër një Përgjigje