Abort 24 vjec

Question

Përshendetje , jam 24 vjec dhe ne javen e 10 pame ne eko qe shtatzania ishte nderprere 8jave e 5 dite pa shenja , bera abort kirurgjikal me anestezi totale , per nje jave kam pasur here pak e here me shume gjakderdhje medium to light .
Ne analiza perhere kam dal me anemi dhe kete here qe i bera kisha anemi te lehte .
Doja tu pyesja a duhet te kem shqetesim per rikuperimin e mitres edhe kur ta provoj serisht cfare mund te kem parasysh pasi kam qen shum e stresuar dhe me ankth mund te kete ndikuar edhe kjo apo kremra te ndryshem qe mund te kem perdorur para se ta dija qe mbeta shtatzane ?

Answer ( 1 )

    0
    2026-03-24T20:40:54+00:00

    Pershendetje,

    Nderprerja e shtatzanise edhe pse duket e veshtire, nuk eshte domosdoshmerisht kaq serioze. Shtatzania nderpritet nese ka defekte ne zhvillimin e fetusit.

    Megjithate, ne bejme kontrolle e analiza qe te kuptojme pse ka ndodhur aborti. Nese i keni kryer keto ekzaminime, m’i dergoni me foto qe t’i vleresoj pergjigjet e tyre per t’ju dhene nje mendim me specifik.

    Edhe pse ka aborte, ato nuk e kufizojne gruan te ngele prape shtatzane. Por ama, une i keshilloj gjithmone femrat qe bejne abort spontan dhe e duan te ngelin prape shtatzane, te bejne kontrolle, ekzaminime, dhe analiza laboratorike, te kuptojme gjendjen e pergjithshme dhe pse ka ndodhur aborti qe te parandalojme dhe te kujdesemi te shtatzania tjeter.

    Ne pritje te pergjigjeve te ekzaminimeve qe mund te keni kryer.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje