Urth(acidi) ne stomak!

Question

Pershendetje, kam nje muaj qe vuaj nga urthi ne stomak e ndjej sikur me zihet fryma ju lutem me tregoni cfar te perdor qe ta trajtoj?

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-11T09:54:50+00:00

    Pershendetje,

    Problemet me urthin ne stomak (refluks apo gastritin) trajtohen ne dy linja kryesore:

    1. mjekimi simptomatik (kryesisht me antacid te tipit Hepilor apo Antacid Mixture)
    2. ndryshime ne diete (evitimi i ushqimeve qe shtojne aciditetin e stomakut si pikantet, cokollata, kafja, alkooli, etj). Gjithashtu eshte shume e rendesishme te hani pak dhe shpesh, te mos e lini stomakun bosh, hani vaktet e rregullta. Ne darke mundohuni te mbani nje jastek te larte per te ngritur koken nga niveli i mes dy shpatullave qe te mos ndjeni aciditetin naten.

    Ne rast se nuk do keni permiresim, duhet te konsultoheni me mjekun gastrohepatolog, e do ju duhet te beni fibrogastroskopi.

    Sherim te shpejte. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje