Dhimbje gjoksi dhe shpine

Question

Pershendetje, kam kaluar covid para 1 muaji, vazhdoj te kem dhimbje gjoksi te vazhdueshme dhe shpine (nga mesi shpines dhe siper). Cfare duhet te bej ne nje situate te tille, ju lutem?

Faleminderit!

Answers ( 1 )

    0
    2021-10-14T12:31:08+00:00

    Pershendetje,

    Kalimi i Covid- 19 le disa pasoja si lodhje dhe dhimbje. Fakti qe keni dhimbje gjoksi e shpine, me ben te dyshoj qe problemet e mushkerise do jene akoma prezente.

    Nje grafi e mushkerive dhe analizat e fundit te gjakut qe keni kryer do na ndihmonte ne kete rast.

    Plus, dua te di se cfare medikamentesh jeni duke marre aktualisht? Nese keni bere vizite me stetoskop e nese doktori juaj ka thene cdo gje ne rregull apo ka degjuar zhurma ne mushkeri?

    A keni probleme te zemres? A merrni mjekim per ne  apo jo?

    Te gjitha keto te dhena na nevojiten per nje pergjigje sa me plote per te dhene mjekim me te sakte.

    Gjithe te mirat.

      0
      2021-10-14T21:07:31+00:00

      Pershendetje,

      Fillimisht ku falenderoj per pergjigjen!

      Nuk kam probleme me zemren.

      Nuk po perdor asnje medikament.

      Pas covid skam bere analiza dhe as kontroll.

      Gjate covid mjeku pneumolog pas kontrollit me dha dhe antibiotik, te cilat nuk i kam perdorur, pasi heren e pare qe i piva me renduan dhe ndihesha me keq, e kam kaluar me vitamina, shurup, qetsues dhimbjesh,  dhe kujdes ndaj ushqimit. Niveli oksigjenit gjithmone 98-99%.

      Faleminderit!

Lër një Përgjigje