Eritrosedimenti i larte

Question

Pershendetje,
Doja te konsultohesha me ju lidhur me Eritrosedimentin e larte te dale ne analizat e babait tim. Pasi ka bere nje sere analizash gjaku, vlerat qe nuk jane normale jane si me poshte :
Kolesterolemia 220.21
Ldl cholesterol 144.62
Eritrosedimenti 50
Sipas laboratorit behet fjale per nje infeksion por te papercaktuar se ku.
Cfare analizash duhen bere me tej per ta percaktuar cfare infeksioni eshte?
Ju faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-20T07:34:22+00:00

    Pershendetje,

    A ka mundesi te mi dergosh te gjitha analizat qe i ka bere babai juaj me foto? Dua ti vleresoj parametrat vete.

    Plus, dua te di cfare shqetesimi ka babai juaj: dhimbje? veshtiresi ne frymemarrje? urinim te shpeshte?

    Dua te di dhe nese vuan nga ndonje semundje kronike? Dhe nese eshte duke marre ndonje medikament rregullisht?

     

    Ne pritje te pergjigjeve tuaja.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje