Gjakderdhje ne urinim

Question

Pershendetje jam edisona 26 vjeqare kam nje problem sa her qe kryej urinen ne fund kam nje djegësim dhe gjakderdhje  deshta te di qka me rekomandoni per ket rast nuk perdor barna apo medikamente te tjera dhe jam e shendetshme faleminderit shum shpresoj per pergjigje

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-27T10:59:44+00:00

    Pershendetje Edisona,

    Gjakrrjedhja dhe dhembja ne fund te urinimit tregojne per nje infeksion urinar dhe ndoshta kalim te gurickave (ranishte) nga kanalet e urines. Per mua, duhet te beni nje urine komplet, eko abdominale dhe te aparatit urogenital per te pare gjendjen.

    Per  momentin, do ju rekomandoja

    • te konsumoni sa me shume uje, lengje e caj per veshkat
    • te perdorni cranbiotix 2×1 cap ne dite te shoqeruar me 1 gote te madhe uje per te rregulluar pH e urines dhe lehtesuar ndjesine e djegies

    Per fat te keq antibiotiket duhet te pershkruhen nga mjeku juaj pasi te merrni pergjigjen e analizave te urines.

    Sherim te shpejte. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje