Shpretka e rritur melcia e dhjamosur

Question

Pershendetje,

Para 2 ditesh isha ne nje kontroll rutinore dhe bera disa analiza ku me dolen te rritura ALT dhe AST…
Alt 221 u/l
Ast 109 u/l
Mjeku me sygjeroi nje kontrolle me ultraze dhe me doli se kam melqine e dhjamosur.
Jam mbipeshe peshoj 103kg
Poashth me doli Shpretka e zmadhuar rreth 20cm

A mundet qe shpretka eshte e zmadhuar per shkak te yndyres ne melqi?
Une fillova nje diete per humbje peshe dhe po perdor Swanson milk thistle tableta 2×2 ne ditje.

Ju lutem me informoni se a eshte diqka rrezik ne lidhje me madhesine e shpretkes?

Faleminderit paraprakisht.

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-07T20:33:52+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire te me dergonit pergjigjet e analizave dhe ekos se kryer ne menyre qe ti vleresoja specifikisht cdo vlere te hasur aty.

    Zakonisht kur ka probleme te melcise, si ne rastin tuaj, edhe shpretka preket. Gjithesesi me duhet ti vleresoj vete rezultatet e analizave para se te japim nje mendim perfundimtar.

    Me keto vlera te larta te ALT e AST, duhet te di nese keni kryer edhe testet e hepatitit, pasi duhet te perjashtohen edhe hepatiti B e C perpara se te vendosim se keto vlera jane te rritura prej dhjamosjes.

    Plus, edhe perdorimi i alkoolit mund te jape te tilla probleme. Prandaj nuk duhet perdorur ne asnje menyre.

    Ne pritje te pergjigjeve te analizave te kryera.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje