Lamblia te femijet 8 vjec

Question
  1. Mendoj se vajza ime 8 vjece ka lamblie. Por do ta vertetoj me analizen e feces. A ka ndonje mjekim popullor per ti qetesuar dhimbjet e barkut? Nese ka lamblie cfare mjekimi duhet ti marr dhe cfare ushqimesh duhet ti jap?

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-04T09:10:47+00:00

    Pershendetje,

    Vleresimi per Lamblia intestinalis behet pasi te ekzaminohen fecet 3 here radhazi per te konfirmuar. Ky parazit qendron ne pjesen e zorreve te holla. Duke pasur parasysh gjatesine e zorreve te trasha derisa te mberrije te vendi ku qendron Giardia, duhet pak kohe per tu shfaqur ne fece, prandaj kerkohen te ekzaminohen 3 mostra feces te njepasnjeshme.

    Nese vajza ka vetem dhimbje barku, atehere per mua, Giardia nuk eshte i vetmi shkak. Te ndjerit ftohte, helmimi me ushqimin, apo shkaqe te tjera gastrointestinale mund te jene shkak.

    Nga ana tjeter, vajza eshte 8 vjece, eshte ne moshen e parapubertetit, ku do fillojne te piqen vezoret e pergatitet per ciklin e radhes. Ne varesi te zhvillimit te femijes, kjo eshte koha per parapergatitje per ciklin menstrual.

    Per sa i perket qetesimit te dhimbjeve, ne pergjithsi ato qetesohen pasi largohet shkaku fillestar. Jane disa pergatesi me uje e ginger nese femija nuk e pi dot cajin e ginger me koper, te tilla si Neo Baby Gripe Water 10 ml 3 here ne dite.

    Probiotiket jane gjithashtu te rekomanduar te tipit Fermentix Junior, 2 here nga 1 flakon ne dite.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje