Dhimbje barku kapsllek

Question

prsh doktor jam nje djal 26 vjec nga tirana kam disa gacmime si dhimbje te leta ne bark qe levizin nga nje krah ne krah tjeter dhimbje qe levizin dhe poshte brinjeve kam kapsllek ndonjeher me zorr dal jasht dhe me raste me bejn zorret gerr verr nuk kam gjak ne jashqitje sa kam pare por pak mukoze ne jashqitje

Answer ( 1 )

    0
    2019-02-27T13:04:00+00:00

    Pershendetje,

    Nga sa me tregoni, te gjitha problemet vijne nga kapslleku. Zorra zgjerohet, fecet qe rrijne me gjate se zakonisht ne zorre, vazhdojne fermentimin dhe kjo shoqerohet me shtim te gazrave (duke shpjeguar ate gerr verr qe degjon te zorret).

    Per mua, duhet te kuroni sa me pare kapsllekun:
    – duhet te hani me shume ushqime me fibra, e te eleminoni mishin apo gjerat e skuqura dhe me shume kalori
    – pini sa me shume uje, cajra
    – Perdorni ESI Erbe della Notte ne darke 1 capsule para gjumit
    – Perdorni ESI Psylloix Activ fibra 1 ne mengjes me stomakun bosh
    – perdornin Prep H sa here qe defekoni
    – perdorni Lamec 1 flakon ne dreke 1 ore para ushqimit per 10 dite

    Ne perfundim te mjekimit, nese do te vazhdoni me te njejtat shenja, mund te beni nje kulture te feceve per candida, echo abdominale dhe kolonoskopi.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
    Dr.Albana

Lër një Përgjigje