Lythat ne anus

Question

Pershendetje

Doja te pyesja per lythat ne anus dhe anes vagines me jane krijuar disa dhe jam shume ne merak si kurohen keto. Mosha 35 vjece nuk kam kruajtje as dhimbje pap testin e kam bere para 2 mujve dhe me ka dale mire.

Answer ( 1 )

    0
    2019-04-15T11:13:42+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire te me dergonit ndonje foto te lythave ne menyre qe ti vleresoja vete. Mbani shenim qe fotot nuk do behen publike duke ruajtur politiken e privatesise.

    Ne pergjithesi, lythat kur nuk japin shenja klinike (ndonje shqetesim) nuk i mjekojme. Ato shkaktohen nga HPV (nje virus seksualisht i transmetueshem).

    Por neqoftese jeni e shqetesuar, duhet te konsultoheni me dermatolog, dhe te diskutoni per terapine jo invazive (pa kirurgji) per heqjen e tyre.

    Si mase parandaluese, ne keshillojme perdorimin e prezervative nese ndryshohen partneret seksuale. Higjena personale eshte shume e rendesishme, sidomos kur perdoren dhe banjot publike apo pishinat apo shkembimi i sendeve personale.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje