Gjendra ne parakrah dhe ne trup!

Question

Pershendetje! Jam nje djale 28 vjec. Problemi im eshte ky: ne parakrahe dhe jo vetem kam ca kokrra si tip gjendrash… kam kohe me keto por me pare kane qene te vogla, ndersa po kuptoj qe jane rritur pak nga pak. Nuk kam dhembje kur i prek por kane dale si gunga dhe duken ne parakrah.. Theksoj qe te dilla mund te kem dhe te tjera ne trup qe i zbuloj rastesisht kur i prek. A duhet te shqetesohem dhe si te veproj? Faleminderit, pune te mbare!

Answer ( 1 )

    0
    2019-07-03T13:44:19+00:00

    Pershendetje

    NGA sa me shkruani keto gjendra duken SI lipoma (tumor beninj I indit dhjamor). Per mua duhet te kontrolloji me dermatologun, te beni echo te indeve te buta per te vendosur diagnozen.

    Nese konfirmohet, ato Jane Jo te rrezikshme e nuk kane mjekim. Ne rast se do ju japin shqetesime klinike Apo estetike mund ti drejtoheni kirurgut per ti hequr.

    Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese keni ndonje pyetje tjeter.

    Gjithe te mirat.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje