A po marr trajtimin e duhur ?

Question

Prsh!Jam 24 vjec , prej gati 2 muajsh me shfaqen pucrra ne pjese te ndryshme te trupit te cilat brenda 1 ore zhduken plotesisht . Para 3 ditesh u zgj9va me fytyre te enjtur sy thuajse te mbyllur dhe buzen poshte te fryre , dhe filluan te me shfaqeshin dhe pucrra ne trup te cilat ishin pak tme te medha sna sa i kisha patur disa dite me pare .Bera nje konsult dhe doktoresha me tha qe behet fjale per urtikarie dhe se duhet te beja analizat gjak , urine, fece dhe face helikobakter , dhe te kjo e fundit dola pozitive. Doktoresha me jep 3 medikamente : Cletus Klacid dhe Metronizadol. Shqetesimi im eshte mos kto ilace jane vetem per sherimin e helikobakterit pra problemeve te stomakut apo kane lidheje dhe me simptomat qe kam shfaqur .Pasi me sa lexova helikobakteri nuk ka lidhje me urtikarien .Ju lutem jam e shqetesuar me jepni nje pergjigje


Ngarko Analiza/Foto

Answers ( 2 )

    0
    2019-07-15T09:25:27+00:00

    Pershendetje e dashur,

    Nga foto, duket qe kemi te bejme me urtikaria, e cila eshte nje reaksion alergjik ndaj nje alergeni te ekspozuar. Ne pergjithsi ky episod zgjat 2 – 3 jave.

    Do te doja te kisha te gjithe pergjigjet e analizave te kryera ne menyre qe te vleresoja drejt gjendjen tuaj shendetsore, pasi dua te perjashtoj dhe parazitet e zorres. Me duhet te di nese jeni mbartes apo ne aktivitet. Pothuajse shumica e njerezve jane mbartes po nuk paraqesin probleme shendetsore. Prandaj duhet kjo ndarje.

    Per sa i perket mjekimit aktual qe po merrni, ai eshte mjekimi klasik per infeksionin nga H.pylori.

    Eshte e vertete qe inflamacionet e stomakut (gastrite,etj.) shoqerohen me shperthime te tilla te urticaria. Megjithate me duhet te ndajme nese jane prezente dhe shkaktare te tjere si parazitet e zorreve pervec H.pylori.

    Ne pritje te analizave tuaja per rishqyrtim.
    Faleminderit

    0
    2019-07-15T17:04:17+00:00
    This answer was edited.

    Pershendetje doktoreshe dhe flm qe ju pergjigjet pyetjes qe kisha . Po ju dergoj rezultatet e analizave qe me kerkuat.Dhe dicka tjeter a eshte urtikati e rrezikshme pasi sic thash kam thuajse dy muaj dhe mekimet qe kam marre perpara analizave jane icidal dhe yzal .
    Mund te me thoni gjithashtu cfare analize tj duhet te bej per te gjetur shkaktarin e semundjes

Lër një Përgjigje