Pulla ne lekure dhe kruajtje trupi
Pershendetje jam nje djale 19 vjec nga tirana , per momentin jetoj ne itali.
Ne dhjetor te 2018 me nisen tek syt , posht vetullave , disa pulla te vogla si e rrjepur e bardh , ne fillim e lyeja vetem me krem te thjesht ikte per pak dit shfaqej prap sepse nuk zhdukej plotsisht
Me pas filloi te me perhapej neper trup posht sjetullave pas qafes tek shpatullat por domethen pulla te vogla ne numer te vogel jo shum.
shkova u vizitova me than e ke myk me dhan nje krem sme beri gje . Tani ka nja 3 muaj qe jam vizitu ktu ne itali me dhan nje krem quhet decoderm , per momentin mi zhduk pastaj me hapen prap dhe me kruhen shume . Edhe me ndodh qe kur jam duke kryer ndonje veprim ose duke ecur qe esht vap , me kruhet i gjith trupi dhe koka shum fare . Un nuk e kam bere vaksinen e moshes 18 vjec mos ndoshta ka te bej kjo?
Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt , faleminderit . (U mundova te ngarkoja nja dy foto por me thot qe nuk keni leje te ngjisni foto ne kete postim.)
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Vaksina ne moshes 18 vjec ska te beje fare me ate qe po ndodh me lekuren tuaj.
Per mua, duhet te beni nje analize te lekures atje ne Itali per te vertetuar nese eshte myk, dhe cfare lloji.
Kini parasysh se lekura vete ka myk. Me analizen ne percaktojme nese myku eshte mbishtim i asaj cka eshte normale apo eshte myku patologjik.
Nese eshte mbishtim i mykut normal, atehere duhet te gjejme cpo ndodh me lekuren tuaj qe ka ndryshuar parametrat e ka cuar ne kete mbishtim. Me shume gjasa ka te beje me punen qe beni:
– djersitje,
– ambjente me pluhur
– ndryshim te shampos apo produkteve kosmetike
– apo ekspozim me ndonje alergen (pluhur? tym?, etj)
Pervec kremit, mund t’ju duhet te beni larje te kokes e trupit me shampoo anti-fungale, por me pare duhet me konfirmu diagnozen.
Kur te keni pergjigjen e analizes ma dergoni per ta analizuar e per t’ju dhene keshilla te metejshme.
Per momentin, mund t’ju them te vazhdoni me kremin qe ju dha doktori atje. Plus, duhet te mbani lekuren paster, e te vendosni tulin e aloe vera ne lekure gjate dites (pasi ta pastroni).
Kujdes me produktet kozmetike, sidomos me shampoo. Ju keshilloj shampoo bimore me permbajtje Tea Tree Oil qe mund t’ju ndihmoje per rregullimin e mykut.
Gjithe te mirat.