Nuk ndjehem mir

Question

Pershendetje , jam edi nje dit para 1-2 muaji piva 5 kaffe me cigare , the kur filloi nje efekt katastrofal mu rrotullisej e gjith pamja shum shpejt , pastaj kur ika ne emergjenc pushova ca dhe u qetsua gjendja , nga ajo dit nuk jam ne gjendje normale kafet kam ndaluar po cigaret nuk mund po nuk konsumoj shum 3-4 ne dit , nga ajo dit mduket qe sendet me levizin nuk jam normalitet sikur me rrotulliset pamja por me pak , kam provuar vitamina te shumta por pa efekt , kam nevoj per ndihm

Answers ( 2 )

    0
    2019-11-11T08:53:49+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, ajo qe keni kaluar ka qene nje hiperstimulim nga kafeina. Duhet te monitoroni (matni) tensionin e gjakut, ta shenoni per reference. Duhet te perjashtojme luhatjet e tensionit.

    Mund te keni pak marrje mendje, apo sindrom vertiginoz me keto qe thoni. Me pare duhet te dime sa shkon tensioni juaj i gjakut. Pastaj te vendosim per mjekim.

    Pini sa me shume uje e lengje frutash te fresketa ne menyre qe te qendroni i hidratuar. Merrni PMag per te zevendesuar elektrolitet (apo sic i themi serum nga goja) 1 bustine e tresni ne 1 gote uje. Plus, do ju sugjeroje Vertiplex 1 tablete ne dite per te qetesuar keto marrje mendjet qe ndjeni.

    Nese pas disa ditesh do vazhdoje marrja e mendve, duhet te konsultoheni me otorinolaringologun (ORL) per te perjashtuar semundjen e veshit te mesem (sindrom vertiginoz), trajtimi i te cilit behet me antihistaminike te tipit Betahistine.

    Sherim te shpejte. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    0
    2019-12-18T14:04:58+00:00

    Pershendetje,

    Sapo me ka mberritur postimi juaj i ri si me poshte:

    “Pershendetje dok , tensionin e kam matur dhe esht gjithqka nrregull , jam kontrolluar edhe tek disa doktor tjer , mpyesnin si bej gjum a ha mir ushqim , un gjumin e bej shum mir por edhe ushqimim e kam ne rregull , ende e kam ket problem , cigare nuk konsumoj pothuajqe hiq 1 ne dit mbas bukes ndonjeher po ashtu edhe kafen nuk e pi me , ende e kam ket problem nuk jam nkontroll normale kshtuqe nese ke ndonje mendim tlutem ma thuaj sepse nuk deshiroj te vazhdoj me ket problem faleminderit shum”

    Une do te doja pergjigjen e mjekun ORL nese jeni vizituar. Plus te beni nje Echo Doppler te eneve te gjakut sidomos atyre te medha qe furnizojne koken e trurin per ndonje ngushtim te mundshem.

    Nese gjithcka eshte mire, neurologu te konsultohet per te perjashtuar crregullime te mundshme neurologjike. Ne varesi te moshes suaj, nese jeni mbi 35 vjec mund te beni dhe analizat e paketes se Check up prane qendres suaj shendetsore per te vleresuar glicemine (sheqerin ne gjak), yndyrnat ne gjak, anemine, etj.

    Vetem pasi te kemi pergjigjen e ketyre mjekeve mund te themi dicka me shume ne lidhje me shqetesimin tuaj.

    Per mua, doni pak kohe te merrni veten pas atij episodi. Ndoshta e keni dhe gjendje ankthi. Gjithsesi duhet te qendroni hidratuar, te vazhdoni te merrni Pmag me Vertiplex deri ne pergjigjen e mjekeve specialiste si me lart.

    Nderkohe kur te beni vizitat e kerkuara me lart, duhet tu tregoni mjekeve per keshillat e marre nga ana jone ketu ne platformen online http://www.pyetmjekun.com

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje