Informacion mbi trajtimin e ndrydhjes se kembes

Question

Prsh.

Jam nje emigrant ne britani dhe kam ndrydh kemben ne pune. U bo gati 10 dite qe e kam ndrydh po spo i jap dot hall . Jam ne pritje te nje pergjigje si veprohet ne te tilla raste.

Ju flm

Answers ( 2 )

    0
    2019-11-29T19:07:09+00:00

    Pershendetje

    Me vjen keq per problemin tuaj shendetsor.
    Ne pergjithsi ne rekomandojme imobilizim te kycit te ndrydhur dhe kufizim te levizjeve. Plus aplikim te antiinflamatoreve lokale DHE masazh me vajra esenciale si psh ai me vaj eucalyptus per te lehtesuar dhimbjen.

    Ne rast se kyci nuk ka qene imobilizuar dhe keni vazhduar te ecni e te meshoni peshe mbi kycin e ndrydhur, atehere kjo shpjegon vazhdimin e shenjave si ne fillim.

    Nga Ana tjeter, per mua duhet te konfirmoni nese vertet eshte ndrydhje kyci Apo ka demtime te tjera. Keshtu qe duhet te konsultoheni me ortopedin.

    Diskutojeni kete me mjekun tuaj te familjes. Mbase eshte e nevojshme te beni dhe grafi te kycit.

    Uroj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese keni ndonje pyetje tjeter.
    Sherim te shpejte.

  1. Edhe dicka ne te dyja krahet e kyceve te kembes kam si te nxira ose te mbledhura gjaku.

      0
      2019-11-30T08:04:46+00:00

      Pershendetje,

      Per pjeset e nxira, duhet te aplikoni kompresa te ngrohta te alternuara me te ftohta qe do te ndihmojne ne shperndarjen e gjakut. Kete duhet ta beni disa here ne dite, dhe seanca te zgjase 10 minuta. Dmth, vendosni nje komprese te ngrohte, mbajeni pak dhe direkt vendosni te ftohten; pasi ta mbani pak te ftohten vendosni direkt prape te ngrohten. Perseriteni disa here per 10 minuta seancen disa here ne dite.

      Ndersa per pulpen, nese nuk arrihet te permiresohen demtimet e kycit, as pulpa nuk arrihet te permiresohet. Keshtu qe hapi i pare eshte te rregullohen demtimet e kycit.
      Per mua, bejeni grafine dhe konsulten per te perjashtuar thyerje te kockave.

      Te shkuara, Me shkruani serish nese do te keni ndonje pyetje tjeter.

Lër një Përgjigje