A dhurohen veze kur je me HPV?

Question

Dshiroja te dija a mund te dhurohen veze kur je diagnostikuar me HPV dhe a ndikon infeksioni tek vezet per ti infektuar ato apo dhe hormonet qe merren per stimulimin e vezeve para dhurimit ne avancimin e infeksionit?

Answer ( 1 )

  1. Pershendetje e dashur,,

    HPV eshte nje virus I cili preferon te infektoje /sulmoje qelizat epiteliale te lekures dhe mukozes.

    Pjesen e vezoreve nuk ka te dhena qe ta preke. Nese nje pacient e ka kaluar HPV nuk ka problem dhurimi I vezeve. Po ashtu dhe nese eshte infektuar rishtaz. Gjithsesi, behen nje sere analizash e testimesh paraprake perpara dhurimit te vezeve.

    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.
    Gjithe te mirat.
    Dr.Vjollca

Lër një Përgjigje