Candida albicans dhe pucrat gjenitale

Question

Pershendetje !

Jam nje vajze jam 22 vjece kam pothuajse njevit qe vuaj nga candida albicans dhe pavaresisht kurave nuk e kam kaluar me jan shfaqur dhe disa pucra te vogla gjenekologjike ne hyrje te vagines ..a eshte serioze ? Dhe ju lutem cfar duhet te bej? A mund te jet candida albicans dhe pucrat gjenitale nje shenje paralajmeruese per nje semundje tjeter ?

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-14T12:57:41+00:00

    Pershendetje

    Ju lutem te me dergoni ndonje foto te atyre pucrave qe ju kane dale ne vagine. Zakonisht ne i quajme Fordyce spots, apo gjendra dhjamore e jane pjese normale e mukozes se vagines e nuk perbejne problem shendetsor.

    Per sa i perket candida albicans, ajo eshte pjese normale e flores vaginale. Perben problem ne rast se mbishtohet e shkakton shqetesime si kruarje apo shtim te sekrecioneve vaginale te bardha si gjize. Kjo vihet re me shume pas perdorimit te trajtimit me antibiotike, apo kur perdoren dushe vaginale qe ndryshojne pH dhe cilesite e ambjentit vaginal duke e kthyer te pershtatshme per mbipopullimin nga candida albicans.

    Perdorimi i shtuar i ushqimeve me shume kalori e sheqerna, cokollata mund te ndikojne ne shtimin e mundesise se infeksionit nga candida albicans.

    Prandaj duhet te rregullohet dhe dieta qe duhet te permbaje ushqime te shendetshme pa kalori e shume sheqerna.

    Ne rast se nuk keni kryer akoma marredhenie seksuale, perdorimi i antimykotikeve si fluconazole apo nystatin oral dhe perdorimi i kremrave vaginale anti-mykotike si clotrimazole, etj (perreth vagines pa futur brenda saj aplikatoret kur jeni akoma e virgjer) jane mjekimi i duhur.

    Jane disa shtesa ushqimore qe rregullojne balancen e flores vaginale pervec ushqimeve te perdorur nga ju si Kandilene do ju ndihmonte gjithashtu.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje