MIKROKISTE

Question

Pershendetje doktoresha , dje bera nje vizite gjinekologjike sepse kisha mungese periodash dhe dola ne ovarin e djathte kisha mikrokiste me te madh se norma , pra 4.2 cm , ne dauglas nuk kisha likid ,, konkluzioni eshte .. uteus normal . ovare strukture mikrokisistike , doktoresha me dha DUPHASTON per shperthimin e periodave , dhe pas komunikimit me te do perdor DIAMEL , doja te dija zhduken mikrokistet dhe a do kem problem ne mbetjen shtatzan ?
Jam ne pritje te nje pergjigje ,, faleminderit

GJITHASHTU DOJA TE DIJA DIAMEL per cfare sherben ?

Answer ( 1 )

    0
    2020-07-24T09:03:16+00:00

    Pershendetje,

    Prandia e mikrocisteve shoqeruar me mungese periodash flet per nje problem hormonal. Aktualisht jeni duke u trajtuar me duphaston dhe diamel qe do ju ndihmoje ne rregullimin e periodave.
    Diamel eshte nje perzierje vitaminash dhe mineralesh ne sasi te tille per te zgjidhur problemet tuaja hormonale dhe rivendosur balancat ushqimore te duhura per te mos zhvilluar me mikrociste.

    Po, keni mundesi te ngelni shtatzane dhe te keni femije te shendetshem. Ama, ju duhet te beni konsulta te rregullta me gjinekologun dhe te vazhdoni terapine si duhet.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje